Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sahiti: Statuti i ri i UP-së paraqet një standard të ri të funksionimit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë

Extra AL PVC

Me miratimin e statutit të ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” reflektohet ngritje substanciale e standardeve të funksionimit si institucion dhe avancim të standardeve akademike.

Kështu tha për Telegrafin, kryesuesi i Këshillit Drejtues të UP-së, Altin Sahiti.

Sipas tij, këto ndryshime vijnë pas më tepër se 11 vjetësh, kur për herë të fundit statuti është rishikuar, ndryshuar e plotësuar.

“Kuvendi e miratoi statutin e ri të universitetit, i cili ishte propozuar, pas konsultimeve të brendshme, nga grupi i punës, të cilin e themeloi Këshilli Drejtues dhe i njëjti ishte miratuar njëzëri nga ky këshill. Statuti i ri reflekton ngritje substanciale të standardeve të funksionimit si institucion dhe avancim të standardeve akademike. Këto ndryshime vijnë pas më tepër se njëmbëdhjetë (11) vjetësh, kur për herë të fundit statuti është rishikuar, ndryshuar e plotësuar.

Marrë parasysh përmbajtjen dhe shpejtësinë, me të cilën kanë lëvizur dinamikat dhe trendet në arsimin e lartë, status quo-ja ka qenë zgjidhje qartazi e paqëndrueshme dhe ndryshimet të ngutshme e të domosdoshme”, tha ai.

Sahiti theksoi se në dimensionin strukturor, statuti parasheh një funksion më të decentralizuar të universitetit, duke bartur e saktësuar përgjegjësitë dhe llogaridhënien menaxheriale drejt rektorit dhe dekanëve, ndërsa në anën tjetër siç tha ai “parasheh edhe rol më të fuqizuar akademik të senatit dhe këshillave të njësive akademike”.

Po ashtu Sahiti tregoi se statuti përcakton rregulla që avancojnë aspiratat për barazi gjinore, synojnë të rrisin kriteret për zgjedhje në pozita drejtuese dhe përmbajnë ndalesa për periudha të konsiderueshme kohore për personat, të cilët ushtrojnë ose kanë ushtruar funksione të larta partiake apo politike dhe synojnë pozita drejtuese në universitet.

“Në dimensionin praktik, statuti avokon një frymë të re të vlerësimit të vazhdueshëm të punës së studentëve, e në anën tjetër reflekton edhe kërkesën për një identitet më të zgjeruar profesional të personelit akademik, ku detyrat e punës shkojnë përtej mësimdhënies dhe përtej synimeve legjitime për marrjen e thirrjeve akademike, duke përcaktuar kritere më të sakta e objektivisht të matshme, duke krijuar një ekuilibër të kujdesshëm midis thirrjeve të ndryshme dhe duke i afruar ato më pranë kritereve që e vendosin universitetin më afër universiteteve partnere në Evropë e më gjerë”, tha tutje ai.

“Në mënyrë të veçantë, kjo shprehet edhe me krijimin e bazës së konsoliduar rregullative për institute dhe qendra hulumtuese funksionale (në nivel universiteti apo njësish akademike), që pra kanë një autonomi të gjerë të veprimit buxhetor e administrativ; skemave mbështetëse për punën e tyre dhe përfshirjen aktive të personelit akademik në zbatim të projekteve, si dhe krijimin e pozitave të reja për hulumtues universitar, që rrisin kapacitetin dhe fuqinë kërkimore të universitetit. Këto rregullime ndjekin modelet e universiteteve me të mira botërore, të cilat UP-ja i aspiron”.

Me statutin e ri, Sahiti tha se universiteti reflekton qartë koherencën me politikat dhe parimet e ENQA-s për sigurimin e brendshëm të cilësisë, ndërsa parashihen edhe politika të reja për vlerësim dhe menaxhim të performancës së personelit akademik.

“Studimet e strukturuara pasdoktorale, lejimi i formave moderne të mësimdhënies si mësimi online apo ai i kombinuar, fuqizimi i mekanizmave shtesë për të drejtat e studentëve si p.sh.: krijimi i institucionit të Ombudspersonit, si dhe fuqizimi i rolit të studentëve në vlerësimin e performancës së stafit akademik janë disa nga politikat e reja që sjell miratimi i këtij statuti.

Në dimensionin e standardeve të avancimeve akademike, statuti parasheh një ngritje të dukshme të kërkesave për avancimet akademike të personelit, ndërsa në anën tjetër parasheh edhe lehtësime administrative që personeli akademik të mos e shohë procesin e avancimit apo rizgjedhjes si proces të imponuar”.

Sipas tij, statuti parasheh standarde më rigoroze, ndonëse më të sakta dhe qartazi proporcionale, për marrjen e thirrjes së parë të profesorit (zgjedhja në profesor asistent) dhe në marrjen e thirrjes së fundit (profesor i rregullt).

“Standarde të tilla i janë dashur Kosovës në mënyrë që të rritet produktiviteti shkencor, të rritet cilësia e publikimeve shkencore dhe në këtë mënyrë të përmirësohet gjendja në rangimin e universitetit dhe Kosovës në nivel rajoni dhe më gjerë.

Përfundimisht, ky statut paraqet një standard të ri të funksionimit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, e bën UP-në më mirë të pozicionuar ndaj sfidave mbizotëruese të kohës dhe më reaguese ndaj realiteteve të ndryshueshme shpejt, përfshirë këtu trendin e rënies konstante të numrit të studentëve, si dhe e përafron atë me universitetet përtej vendeve fqinje”, u shpreh Sahiti.

Ndër të tjera Sahiti theksoi se UP-ja ka çdo arsye të besojë dhe potencial të materializojë ambicien krejtësisht legjitime të një institucioni të lartë të dijes që, jo vetëm krahasohet në rrafshin e standardeve e të fuqisë kërkimore dhe akademike, por edhe konkurron në terma seriozë me institucionet homologe në rajonin e gjerë dhe në kontinent.

“Matjet e fundit ndërkombëtare kanë dëshmuar potencialin për një premtim të tillë të arritshëm. Prandaj, përkundrejt sfidave, duke gjetur inspirim në talentin e jashtëzakonshëm të komunitetit studentor dhe dedikimin e anëtarëve të komunitetit akademik, statuti i ri ofron një bazë të mirë dhe momentum të ri për të vazhduar përpjekjet e palëkundura për, siç thuhet në dispozitën e nenit të ri 5 të statutit, përmbushjen e misionit të universitetit si një ‘qendër e ekselencës dhe inovacionit’, që ‘ndërvepron me zhvillimet shoqërore dhe globale në funksion të zhvillimit të vlerave të dakorduara të shoqërisë’, si dhe ‘zhvillimit të demokracisë, ekonomisë së vendit dhe konkurrueshmërisë ndërkombëtare’ “, tha kryesuesi i Këshillit Drejtues të UP-së, Sahiti.

Ndryshe, Kuvendi statutin e ri të UP-së e miratoi me 57 vota për, dy kundër, dy abstenime dhe një deputet nuk ka votuar fare.

spot_img

Të fundit

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...

Krejt çka dihet për sulmin ndaj Donald Trump

Fjalimi i Donald Trump në Pensilvani para amerikanëve nuk...

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur në “Pressing” të T7, për një përpjekje që të bëjë të mundur një takim në...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Vance si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, këtij...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan nga Ohajo James David Vance si kandidat për nënpresident...