Veliaj takohet me kampionët olimpikë: Krenarë për punën dhe mesazhin që po i japin rinisë shqiptare

Kreu i Tiranës, Erion Veliaj është takuar me kampionët...

Ambasadori serb në Tiranë: Qëndrimi ynë ndaj Kosovës është diametralisht i kundërt me atë ndaj Shqipërisë

Sllobodan Vukçeviq, ambasadori i Serbisë në Tiranë, ka thënë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rritet numri i të pastrehëve në Spanjë për shkak të qirave të larta

Extra AL PVC

Francisco Carrillo qau teksa po shtrihej në shtrat në banesën e tij të re në Madrid, pasi kaloi tre vjet duke fjetur në një dhomë të një teatri. Pensionisti 62-vjeçar e kuptoi se nuk mund të përballonte qiratë e larta në kryeqytetin spanjoll kur u transferua atje për t’iu nënshtruar trajtimit të kancerit.

“Sot do të fle si zog”, deklaroi ai.

Carrillo është një nga një numër në rritje i spanjollëve që e kuptojnë se nuk janë në gjendje të paguajnë qiratë e larta, në një kohë kur ka mungesë të banesave sociale dhe rregulloreve që dekurajojnë qiratë afatgjatë.

Situata është përkeqësuar nga bumi i qirave afatshkurtra për turistët, gjë që ka shkaktuar një valë protestash në të gjithë Spanjën gjatë javëve të fundit.

Numri i të pastrehëve është rritur me 24% që nga viti 2012 në 28,000 njerëz, sipas shifrave zyrtare, ndërsa, bazuar në një raport të Bankës së Spanjës, rreth 45% e njerëzve që jetojnë në strehim me qira janë në rrezik të varfërisë.

Numri i të pastrehëve është rritur ndjeshëm në Europë gjatë dekadës së fundit, sipas Komisionit Europian.

Më shumë se 60% e të rinjve nga mosha 18 deri në 34 vjeç jetojnë në shtëpi. Për më tepër, nga viti 2008 deri në vitin 2022 Spanja kishte numrin më të madh të të rinjve që jetonin me prindërit e tyre.

Në vend, përqindja e banesave sociale arrin vetëm në 1.5% të të gjitha banesave, ndërsa mesatarja europiane është 9%. Konkurrenca për shtëpitë me qira është e ashpër: rreth 40 persona i përgjigjen çdo reklame të postuar në Madrid.

Plani aktual i qeverisë së Spanjës do të shtojë 184,000 njësi banimi sociale gjatë viteve të ardhshme. Kryeministri socialist spanjoll Pedro Sanchez tha në maj se do të dëshironte që pjesa e vendit të banesave sociale të arrinte mesataren europiane deri në fund të mandatit të tij në 2027.

Por Banka e Spanjës vlerëson se arritja e këtij objektivi do të kërkonte rreth 1.5 milion shtëpi shtesë. Ministrja e Strehimit Isabel Rodriguez tha të martën se qeveria po punon për një plan të ri për të përmbushur premtimin e Sanchez.

Për të mbushur boshllëkun e lënë nga shteti, organizatat bamirëse po i drejtohen fondeve private.

Përveç kësaj, qytetet e mëdha si Madridi po përballen gjithashtu me migrim të brendshëm, nga fshati në qendrat urbane ku ka më shumë mundësi punësimi, sipas Diego Lothano, president dhe CEO i agjencisë së strehimit të kryeqytetit spanjoll.

Në Madrid, 48,000 njerëz janë në listën e pritjes për strehim social, dhe autoritetet e qytetit po punojnë për të trefishuar banesat sociale në 15,000 deri në vitin 2030.

Ai kritikoi gjithashtu legjislacionin e fundit që synon mbrojtjen e të drejtave të qiramarrësve duke lejuar njerëzit në nevojë të qëndrojnë në shtëpinë e tyre me qira pa paguar qira deri në dy vjet, pasi ai beson se po i largon qiradhënësit nga qiratë afatgjata.

Pronarët kërkojnë garanci për të paguar qiranë, të cilën më të varfërit nuk mund ta përballojnë.Të tjerë i drejtohen tregut më fitimprurës të qirave afatshkurtra, ku nuk zbatohen të njëjtat rregullore.

Oferta e qirave afatgjata ka rënë me 15% gjatë një viti, ndërsa qiratë afatshkurtra, kryesisht për turistët, u rritën me 56% nga viti në vit në mars.

Pensionistja Carmen Cajamarza, 67 vjeçe, mori një letër që i kërkonte të largohej brenda një muaji nga banesa që ajo kishte marrë me qira në Madrid, pasi ndërtesa ku ajo kishte jetuar për 25 vjet iu shit një fondi investimi argjentinas, i cili po e rinovon për ta dhënë me qira për turistët.

Kriza është aq e madhe sa qytetet spanjolle po përpiqen të kufizojnë pronat me qira afatshkurtër për turistët.

spot_img

Të fundit

Anulimi i konkursit për gradimin e policëve, Sveçla: Nuk pati keqpërdorime, vetëm disa lëshime

Policia e Kosovës njoftoi ditë më parë se ka...

Biden premton masa mbrojtëse për imigrantët, Trump dëbime masive

Kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara Joe Biden dhe...

Veliaj takohet me kampionët olimpikë: Krenarë për punën dhe mesazhin që po i japin rinisë shqiptare

Kreu i Tiranës, Erion Veliaj është takuar me kampionët...

Anulimi i konkursit për gradimin e policëve, Sveçla: Nuk pati keqpërdorime, vetëm disa lëshime

Policia e Kosovës njoftoi ditë më parë se ka marrë vendim për anulimin e konkursit për gradim në gradën rreshter, të shpallur më 12...

Biden premton masa mbrojtëse për imigrantët, Trump dëbime masive

Kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara Joe Biden dhe Donald Trump kanë pikëpamje të ndryshme mbi çështjen e imigracionit. Dallimet e tyre mbi këtë...

Lojtarët e Spanjës po kërkojnë ‘hakmarrje’ ndaj yllit anglez për sjelljen e tij arrogante që shkaktoi përleshje masive

Një kontigjent i lojtarëve të Spanjës nuk e kanë harruar sjelljen e njërit prej yjeve të Anglisë në një ndeshje të mëparshme ndaj tyre. ‘Tre...