Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Reagon Lista Serbe: Krenarë që kemi mbështetjen e presidentit Vuçiq, Rashiq qëndron në krah të Kurtit

Reagon Lista Serbe: Krenarë që kemi mbështetjen e presidentit Vuçiq, Rashiq qëndron në krah të Kurtit

Lista Serbe ka reaguar pas konferencës për medie të kryeministrit Albin Kurtit, i cili tha se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet duke i ndihmuar Listës Serbe.

Këta të fundit thanë se kanë mbështetjen e Aleksandar Vuçiqit, derisa Nenad Rashiq e ka mbështetjen e Kurtit.

Në reagimin e tyre thuhet se mandati që ka fituar Nenad Rashiq në Kuvendin e Kosovës është fituar me vota të shqiptarëve.

“Jemi po aq krenarë që qëndrojmë nën banderolën e flamurit serb dhe kemi mbështetjen e presidentit Aleksandar Vuçiq sepse falë kësaj mbështetjeje serbët mbijetojnë në këto zona, dhe Rasic qëndron në krah të Kurtit që dëshiron të dëbojë çdo gjë serbe. Ja pse pas kesaj konference eshte e qarte per te gjithe se ata qe sulmojne Vuqiqin dhe duan doreheqjen e tij jane krahe te shtrira dhe degjues te Albin Kurtit qe duan serbet jo ne Kosove”, thuhet ndër tjerash.