Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot një pjesë të fjalimit të tij në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku ka folur për pavarësinë e Kosovës si një realitet të pakthyeshëm dhe si vend me një perspektivë të qartë evropiane.
Rama në profilin e tij në ‘facebook’ me ironi ka shkruar se “kështu flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës” duke thumbuar të gjithë ata të cilët në vazhdimësi e kanë kritikuar për raportin e tij me presidentin serb, Aleksander Vucic, shkruan Gazeta Express.
Rama ka thënë se iu dërgon të fala të gjithë atyre në Kosovë që e kanë sharë me nënë e babë si “Vëllain e Vuçiqit”.
“ Ja si flet një tradhëtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si “vëllaun e Vuqiqit”
*Pjesë nga fjala në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Rama.