Kurti dhe Krasniqi priten në takim nënkryetarët e komunave veriore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot...

Kryeziu i IKD: Votimi në veri drejt dështimit

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rama: Kryeqyteti e ka caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë

Extra AL PVC

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me, siç ka thënë ai, ngritjen e çmimeve të tatimit në pronë.

“Për të evituar hutinë e shkaktuar nga deklaratat e nxjerra deri më tash, dëshiroj ta bëj më se të qartë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit, të cilët janë ata që direkt preken nga ky proces. Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme (neni 17 i Ligjit nr. 06/005 dhe UA MF-Nr. 08/2019) Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është autoriteti kompetent për vlerësimin e pronave, ndërsa Kryeqyteti sipas të njëjtit Ligj, cakton përqindjen e tatimit në pronë në bazë të vlerësimit të Ministrisë“, ka thënë ai. /TV Arbëria

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Që prej dje kam marrë shqetësime të arsyeshme nga ju në lidhje me ngritjen e çmimeve të tatimit në pronë.

Për të evituar hutinë e shkaktuar nga deklaratat e nxjerra deri më tash, dëshiroj ta bëj më se të qartë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit, të cilët janë ata që direkt preken nga ky proces.

Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme (neni 17 i Ligjit nr. 06/005 dhe UA MF-Nr. 08/2019) Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është autoriteti kompetent për vlerësimin e pronave, ndërsa Kryeqyteti sipas të njejtit Ligj, cakton përqindjen e tatimit në pronë në bazë të vlerësimit të Ministrisë.

Kryeqyteti e ka caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë. Norma më e ulët e lejuar është 0.15% e shumës së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Prandaj, ju siguroj se Kryeqyteti nuk ka pasur asnjë ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë, por rritja ka ardhë si pasojë e ri-vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave.

I juaji,

Përparim Rama

spot_img

Të fundit

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt – arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Një shtetas polak i identifikuar si Pawel K. u...

Kurti dhe Krasniqi priten në takim nënkryetarët e komunave veriore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot...

ISP me super oferta, internet 1000 MBPS dhe wifi 6G

ISP Broadcast si një ndër  platformat lidere në tregun...

E vërteta e fotografisë së plakut hebre me plis në kokë në Beograd

Plisi, një karakteristikë e shqiptarëve, duket se është pelqyer...

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt – arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Një shtetas polak i identifikuar si Pawel K. u arrestua me dyshimin se mori pjesë në përgatitjen e vrasjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky...

Kurti dhe Krasniqi priten në takim nënkryetarët e komunave veriore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjančić, nënkryetaren e Komunës së Zveçanit, Natasa...

ISP me super oferta, internet 1000 MBPS dhe wifi 6G

ISP Broadcast si një ndër  platformat lidere në tregun e Kosovës, e cila bënë shpërndarjen e rrjetit me teknologjinë më të avancuar të internetit...