Qeveria e Kosovës ka miratuar dhënien në shfrytëzim të pronave të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me ngritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e kushteve Ushtria e Kosovës po forcohet.
“Ushtrinë tonë po e rrisim dhe forcojmë, më shumë dinjitet, më shumë kushte, më shumë buxhet e më shumë armatim po i shtohet Forcës së Sigurisë së Kosovës … sot me datën e rënies së heroit Zahir Pajaziti, do të marrim vendim për dhënien në shfrytëzim të ushtrisë të pronës në Batllavë, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së do të shfrytëzohen pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, përkatësisht pronës shoqërore ne Batllavë më sipërfaqe prej 100 hektarësh e cila do të vihet në shfrytëzim për ngritjen e kapaciteteve operacionale të ushtrisë sonë”, tha Kurti.