Kurti dhe Krasniqi priten në takim nënkryetarët e komunave veriore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot...

Kryeziu i IKD: Votimi në veri drejt dështimit

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Prokuroria e Prizrenit zbulon tri raste të grabitjes, arrestohet i dyshuari

Extra AL PVC

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit D.G., i cili gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Grabitja” e ngelur në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, i pandehuri D.G., ​me datë 03.05.2023 rreth orës 16:04 minuta, në Prizren, në rrugën “Ahmet Prishtina”, saktësisht në objektin e njërit nga filialat mikrofinanciare, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, tenton ta përvetësoj pasurinë e luajtshme të personit tjetër – të dëmtuarës, me qëllim që t’i sjellë vetes dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që i njëjti i maskuar dhe nën kërcënimin e armës tenton të kryej grabitjen mirëpo pengohet nga zyrtari për sigurimin e objektit – i dëmtuari S.Th., me të cilin konfrontohet fizikisht dhe i shkakton lëndime trupore, i penguar nga zyrtari i sigurimit, i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe gjatë ikjes të njëjtit në vendin e ngjarjes i bien çelësat që kishte me vete, në mesin e të cilëve edhe çelësi i veturës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Me këto veprime kishte për të kryer veprën penale “Grabitja” e ngelur në tentativë sipas KPRK-së.

“Po ashtu, i pandehuri D.G., posedon armë në kundërshtim me Ligjin për Armët, në atë mënyrë që pas sulmit nën kërcënimin e armës që e bën në drejtim të të dëmtuarit, i pandehuri bëhet i paarritshëm për organet e ndjekjes deri më datë 05.05.2023 i cili arrestohet dhe konstatohet se i njëjti ka mbajtur në posedim armën e zjarrit – pistoletë të tipit “BLOË C75”, Cal. 9 mm P.A.K., dhe një sharzher, për të cilën armë nuk posedonte leje valide nga organi kompetent. Me këto veprime kishte për të kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së”.

“Vlen të theksohet se Prokuroria në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor, ka ndërmarrë një mori masash hetimore në mesin e tyre ka aplikuar edhe masat e veçanta hetimore të hetimit dhe pas shumë veprimeve hetimore ka arritur që pos këtij rasti të zbulojë edhe dy raste tjera të grabitjes, njëri i ndodhur më datë 27.01.2023 në qytetin e Prizrenit, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit janë grabitur 11.700 euro dhe tjetri i ndodhur më datë 04.05.2023 në Prishtinë, ku gjithashtu nën kërcënimin e armës janë grabitur nga i njëjti kryerës 2280 euro”, përfundon njoftimi.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt – arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Një shtetas polak i identifikuar si Pawel K. u...

Kurti dhe Krasniqi priten në takim nënkryetarët e komunave veriore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot...

ISP me super oferta, internet 1000 MBPS dhe wifi 6G

ISP Broadcast si një ndër  platformat lidere në tregun...

E vërteta e fotografisë së plakut hebre me plis në kokë në Beograd

Plisi, një karakteristikë e shqiptarëve, duket se është pelqyer...

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt – arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Një shtetas polak i identifikuar si Pawel K. u arrestua me dyshimin se mori pjesë në përgatitjen e vrasjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky...

Kurti dhe Krasniqi priten në takim nënkryetarët e komunave veriore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjančić, nënkryetaren e Komunës së Zveçanit, Natasa...

ISP me super oferta, internet 1000 MBPS dhe wifi 6G

ISP Broadcast si një ndër  platformat lidere në tregun e Kosovës, e cila bënë shpërndarjen e rrjetit me teknologjinë më të avancuar të internetit...