Veliaj takohet me kampionët olimpikë: Krenarë për punën dhe mesazhin që po i japin rinisë shqiptare

Kreu i Tiranës, Erion Veliaj është takuar me kampionët...

Ambasadori serb në Tiranë: Qëndrimi ynë ndaj Kosovës është diametralisht i kundërt me atë ndaj Shqipërisë

Sllobodan Vukçeviq, ambasadori i Serbisë në Tiranë, ka thënë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Presidenca hungareze – pushteti pret të shqyrtohet aplikacioni i Kosovës për në BE, opozita e njohësit skeptikë

Extra AL PVC

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, pret që gjatë udhëheqjes së Presidencës të Bashkimit Evropian nga Hungaria, të ketë lëvizje pozitive sa i përket marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, i cili që më shumë se një vit e gjysmë po qëndron në sirtarë të BE-së. Megjithatë, skeptik për një gjë të tillë janë nga opozita dhe njohësit e integrimeve evropiane.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni thotë se pret që Hungaria të ketë një rol proaktiv dhe pozitiv për shqyrtimin e aplikacionit për marrjen e statusit të vendit kandidat për Kosovën.

Ai është optimist se gjatë presidencës hungareze do të largohen në tërësi edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Me marrjen e presidencës, unë besoj se Hungaria e ka një momentum shumë të rëndësishëm që të tregoj se ekziston me të drejtën statusin e anëtarit të BE-së dhe operon me të njëjtat frekuenca në të cilat është BE-ja. Do të doja të kemi një përafrim sa i takon qëndrimeve që shteti hungarez ka me shtetet e unionit, qoftë për çështje që lidhen me sigurinë por edhe me proceset integruese që po kalon Ballkani Perëndimor por me një vëmendje të veçante edhe të proceseve integruese që po kalon Kosova… Në këtë drejtim që në një kohë më të afërt të mundshëm të kemi edhe një evoluim të aplikacionit tonë për të qenë anëtar të BE-së. A do të ndodh kjo gjatë presidencës hungareze, mendoj se kjo do të jetë një qëndrim i anëtarëve të BE-së dhe jo vetëm i Hungarisë”, thotë ai.

Mirëpo, skeptik për një gjë të tillë është deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Sipas tij, pengesë për anëtarësim në BE, janë pesë vendet mosnjohëse të Kosovës, si dhe moszbatimi i marrëveshjeve të dialogut.

Ai kërkon që në pjesën e dytë të këtij viti të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Unë konsideroj se masat është dashur të hiqen. Kosova s’i ka merituar dhe tashmë është cështje e relacioneve sesi institucionet tona kanë arritur të qartësojnë dhe lobojnë me mekanizmat evropian”, thekson Shala.

Në anën tjetër, ish-diplomati kosovar, Blerim Canaj, deklaron se shqyrtimi i aplikacionit për anëtarësimin e Kosovës në presidecën hungareze, do të jetë i vështirë edhe për shkak të qasjes pro Vuçiq të kryeministrit, Viktor Orban.

“Masat varen nga veprimet e tona. Vet fakti që është proklamuar se ato do të hiqen hapë pas hapi kjo i bie se ne implementojmë diçka nga marrëveshja na hiqet diçka por jo tërësisht. Tani Hungaria është një shtet që e ka njohur Kosovën, por Orban tash po njihet ose sjelljen e tij pro Vuçiq dhe pro-ruse që është në interes të tij personal dhe shtetit të tij për shkak të rezervave të gazit që ruhen në Serbi. Nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim të madh për shkak të faktit se Orban kurrë deri më tani nuk ka përmendur diçka kundër pavarësisë së Kosovës apo njohjes”, thotë ai për KP.

Hungaria ka marrë presidencën e Këshillit të BE-së, më 1 korrik të vitit 2024, dhe do të mbajë deri më 31 dhjetor. Nga 1 janari presidencën e radhës do të kryesojë Polonia.

Kosova aplikoi për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022.

spot_img

Të fundit

Anulimi i konkursit për gradimin e policëve, Sveçla: Nuk pati keqpërdorime, vetëm disa lëshime

Policia e Kosovës njoftoi ditë më parë se ka...

Biden premton masa mbrojtëse për imigrantët, Trump dëbime masive

Kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara Joe Biden dhe...

Veliaj takohet me kampionët olimpikë: Krenarë për punën dhe mesazhin që po i japin rinisë shqiptare

Kreu i Tiranës, Erion Veliaj është takuar me kampionët...

Anulimi i konkursit për gradimin e policëve, Sveçla: Nuk pati keqpërdorime, vetëm disa lëshime

Policia e Kosovës njoftoi ditë më parë se ka marrë vendim për anulimin e konkursit për gradim në gradën rreshter, të shpallur më 12...

Biden premton masa mbrojtëse për imigrantët, Trump dëbime masive

Kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara Joe Biden dhe Donald Trump kanë pikëpamje të ndryshme mbi çështjen e imigracionit. Dallimet e tyre mbi këtë...

Lojtarët e Spanjës po kërkojnë ‘hakmarrje’ ndaj yllit anglez për sjelljen e tij arrogante që shkaktoi përleshje masive

Një kontigjent i lojtarëve të Spanjës nuk e kanë harruar sjelljen e njërit prej yjeve të Anglisë në një ndeshje të mëparshme ndaj tyre. ‘Tre...