Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia kap pako me “Kinder Bueno” në vlerë të 4 mijë euro

Policia kap pako me “Kinder Bueno” në vlerë të 4 mijë euro

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.

Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se të premten në fshatin Topanicë të Kamenicës, kanë ndaluar një automjet me targa vendore ku janë gjetur gjëra ushqimore që dyshohet se janë futur me kontrabandë në Kosovë.

“Mē 27.09.2024, rreth orës 16:40, njësia e lartcekur në fshatin Topanicë- Kamenicë, kanë ndaluar automjetin me traga vendore në të cilin janë gjetur gjëra ushqimore që dyshohet se janë futur kontrabandë në vendin tonë.

Vlera e mallit, vlerësohet të jetë rreth 4000€.” – thuhet në njoftim.

Sipas pamjeve, shihen disa pako me “Kinder Bueno”.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”.