Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë...

SHBA kërkon të ndalojë eksportet e kompanive, mallrat e të cilave mund të përfundojnë në Rusi

SHBA po u kërkon kompanive amerikane të ndalojnë dërgimin...

Sot dy komisione mblidhen në Kuvend

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Përfundojnë gërmimet për tunelin e Llogarasë, Rama: E gjithë vepra pritet të mbyllet në fillim të qershorit të 2024

Extra AL PVC

Kanë përfunduar gërmimet në tunelin e Llogarasë, një prej fazave të punimeve, ndërsa e gjithë vepra infrastrukturore pritet të hapet në fillim të muajit qershor të vitit të ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili inspektoi punimet këtë të martë i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Sipas kreut të qeverisë, Tuneli i Llogarasë do të shkurtojë konsiderueshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të Jonit, si dhe do të rrisë standardet e sigurisë rrugore.

“Përfundojnë me një moment emocionues për të gjithë skuadrat e angazhuara, gërmimet e tunelit të Llogarasë, i cili tanimë është i hapur në krejt gjatësinë e vet, falë përmbylljes së procesit më të vështirë për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore, që do të shkurtojë konsiderueshëm kohën e udhëtimit drejt Jonit, duke rritur njëkohësisht standardet e sigurisë rrugore. Një punë e bërë në kohë rekord që do të pasohet tani me proceset e tjera, deri në përfundimin e plotë të të gjithë veprës, shpresojmë në 1 qershor të vitit të ardhshëm”, shkruan Rama.

Zv.kryeministrja Balluku, njëherazi edhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Ebergjisë, u shpreh se punimet kanë vijuar me shpejtësi, kjo edhe për shkak të kushteve gjeologjike që kanë qenë të përshtatshme.

“Synimi ynë është që në sezonin e 2024, pra 1 qershorin e 2024 e gjithë vepra, pra 7. 4 km, sepse 6 km është tuneli dhe 1. 4 janë rrugët ndihmëse dhe lidhëse, urat që do të lidhen direkt me pjesën e Palasës të jenë gati në 1 qershor dhe operative për të qytetarët. Ky është synimi i gjithë grupit. Gjeologjia ka qëne e mirë, krahasuar me punimet e tuneleve të tjera, si ai në rrugën e Arbrit”, tha Balluku.

Punimet pët tunelin e Llogorasë, me një gjatësi prej afro 6 kilometra, kanë nisur në fund të nëntorit të vitit 2021. Ky investim kushton rreth 140 milionë euro dhe pritet të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta që përshkohet aktualisht, në vetëm 7 minuta./rtsh

spot_img

Të fundit

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë...

SHBA kërkon të ndalojë eksportet e kompanive, mallrat e të cilave mund të përfundojnë në Rusi

SHBA po u kërkon kompanive amerikane të ndalojnë dërgimin...

Sot dy komisione mblidhen në Kuvend

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai...

Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të...

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar...

SHBA kërkon të ndalojë eksportet e kompanive, mallrat e të cilave mund të përfundojnë në Rusi

SHBA po u kërkon kompanive amerikane të ndalojnë dërgimin e mallrave për më shumë se 600 palë të huaja për shkak të frikës se...

Sot dy komisione mblidhen në Kuvend

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të mblidhen sot.   Duke filluar nga...