Të fundit:

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Vetaksident në Veternik, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

Rama takon Kurtin, i shpreh mbështetje në hapat e mëtejmë drejt normalizimit me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në...
ISP BroadcastISP Broadcast

PDK merr pjesë në takim, qëndrimin për zgjedhjet pritet ta shpalos aty

ISP Broadcast

Partia Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

Zëdhënësi i PDK’së, Faton Abdullahu, i ka thënë se PDK’në do të përfaqësojë nënkryetarja Vlora Çitaku, e cila do të shpalos qëndrimin e kësaj partie lidhur me shtyrjen apo jo të zgjedhjeve.

“Nënkryetarja Çitaku e përfaqëson PDK në takim. Qëndrimet tona do t’i shprehim aty. Na intereson qëndrimi i qeverisë për situatën dhe aftësia e tyre për garantim të kushteve për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve”,  ka deklaruar Avdullahu.
Presidenca e ka konfirmuar sot se presidentja Vjosa Osmani do të presë në takim partitë politike për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në: Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Takimi do të mbahet nga ora 14:30, derisa mediave do t’u lejohet të marrin pamje në fillim të takimit.
Në këtë takim do të diskutohet situata e sigurisë në veri dhe pengesat që janë paraqitur për të garantuar një proces të sigurt zgjedhor në katër komunat veriore.

Për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve pas kërkesave nga SHBA dhe Gjermania që ato të shtyhen për shkak të incidenteve në veri të vendit, Presidentja Osmani është në pritje të një raporti të Komisionit Qendror Zgjedhor. /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me...

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me Kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren kundër Perusë të zhvilluar të shtunën mbrëma. Gjermani ka fituar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi në frigorifer paraqet një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësore. Më poshtë do të njiheni më...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me 11,5% në 2022, krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të Statistikave të...