Veliaj takohet me kampionët olimpikë: Krenarë për punën dhe mesazhin që po i japin rinisë shqiptare

Kreu i Tiranës, Erion Veliaj është takuar me kampionët...

Ambasadori serb në Tiranë: Qëndrimi ynë ndaj Kosovës është diametralisht i kundërt me atë ndaj Shqipërisë

Sllobodan Vukçeviq, ambasadori i Serbisë në Tiranë, ka thënë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

PDK e AAK të shqetësuar për akuzat e Qeverisë ndaj Kushtetueses, do t’i drejtohen sërish për projektligje të tjera

Extra AL PVC

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë kritikuar qëndrimin e Qeverise së Kosovës sa i përket deklaratave akuzuese që kanë bërë në adresë të Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit shpalli dy projektligje dhe një vendim të Kuvendit si anti-kushtetues. Deputetë opozitarë, të cilët folën për Ekonomia Online, u shprehen të shqetësuar edhe për shkak se Qeveria nuk po i merr parasysh komentet e as rekomandimet BE-së.

Gjykata Kushtetuese muajin që lamë pas e shpalli të pavlefshëm projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Ndërsa, në kundërshtim me Kushtetutën është shpallur edhe vendimi i Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kimete Gashi.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se si opozitë rrugë të vetme për të mbrojtur Kushtetutën kanë dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, sipas tij, qeveri është duke harton ligje që nuk janë në funksion të qytetarëve.

“Ne nga fillimi në mungesë të votave që kemi pasur si opozitë nuk kemi pasur rrugë tjetër vetëm ta mbrojmë Kushtetutën përmes veprimeve duke dërguar ligjet në Gjykatën Kushtetuese. Ne kemi parë që çdo herë ka qenë insistimi i Qeverisë aktuale që të bëjë ligje të fushatës dhe jo ligje që i hynë në funksion qytetarëve dhe normal që është dashur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dhe kemi parë që edhe Ligji për Byronë por edhe ligjet tjera paraprake siç është Ligji Prokurorial dhe shumë ligje të tjera që janë ardhur në Komision për Legjislacion. Ne i kemi ngritur paraprakisht shqetësimet, ju kemi thënë se nëse me të vërtetë kemi interes për me pas funksion këtë ligj atëherë hajde ta harmonizojmë me Kushtetutën sepse e kemi një përshtypje që këtë ligj po e bëni për popullizëm apo për vota por jo për me shti në funksion andaj kjo po shihet se nuk e ka pasur serioz Qeveria aktuale ligjin sa i përket Byrosë”, ka thënë Beqa.

Deputeti Beqa, ka shtuar se edhe ligji për KPK do të dërgohet në Kushtetuese, pasi sipas tij ky ligj është më shumë lojë numrash për zgjedhjen e kryeprokurorit se sa të bëjë reforma në drejtësi.

“Por edhe në ligjin më herët që tani prapë do të shkoj në Gjykatën Kushtetuese, Këshilli Prokurorial është më shumë lojë numrash qa ta zgjedhin kryeprokurorin se sa të bëjë reformën në drejtësi. Fatkeqësia jonë është që ne po flasim për luftim të korrupsionit por jemi në vitin e katërt të kësaj Qeverie që Kosova nuk ka kryeprokuror, ka vetëm ushtrues të detyrës. Por edhe ligjet e tjera që presin fatin e njëjtë si të ligjit të Byrosë, që do të shkojë nga kjo javë në Gjykatën Kushtetuese. Qeveria është e paaftë që të hartojë ligje në harmonizim me Kushtetutën atëherë gjen arsyetim dhe alibi për t’i përdorur në fushatë, por e them edhe një herë se Mistria e Drejtësisë nuk ka qenë edhe një herë e sinqertë sa i përket këtij ligji edhe as kryeministri”, ka thënë ai.

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, ka thënë se qeveria është duke tentuar që edhe ligjet që miraton të i vë në funksion të politikave të tyre.

Ajo ka thënë se nuk ka ndodhur në historinë e jetës politike në Kosovë që qeveritë të akuzojnë Gjykatën Kushtetuese për vendimet që merr.

“Po dëshirojnë që edhe ligjet me i vu në funksion të politikave të tyre, politikat e Lëvizjes Vetëvendosjes sepse ne përplot këto ligje para se me kaluar, i kemi dhënë vërejtje dhe kemi thënë që këto ligje janë antikushtetuese dhe që nëse kalojnë do t’i dërgojmë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Dhe ashtu ka vepruar opozita në fakt dhe është parë që opozita e kishte me të drejtë sepse ato ligje e kthyen prapë nga Gjykata Kushtetuese duke u konsideruar se janë antikushtetuese dhe shifni tash vrapimet e kësaj qeveri duke e akuzuar edhe Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka ndodh në historinë parlamentarizmit ose në jetën politike në Kosovë që në partitë politike me sulmuar edhe me atakuar edhe vendimet e gjykatës që është institucioni më i lartë kushtetuese dhe ligjor”, ka thënë ajo.

Kadrijaj ka thënë se përkundër vërejtjeve që janë duke ju dhënë BE-ja, pushteti nuk është duke i marr parasysh ato dhe është duke proceduar ligje që janë antikushtetuese.

Ajo ka thënë se edhe projektligjet për KPK, KPM dhe për Zyrtarët Publik, do të dërgohen për interpretim në Kushtetuese.

“Po i shihni përkundër vërejtjeve edhe të gazetarëve por edhe të këshillave të zyrave të Këshillit Evropian që i ka dhënë në Kosovë pra po proceduar ligje që janë antikushtetuese. Po dihet paraprakisht që nuk janë në frymën evropiane sepse ne në Komisionin për Integrime Evropian në secilin projektligj kalon dhe ne e analizojmë se a është në përputhje dhe në ligjin e Bashkimit Evropian. Këta përkundër vërejtjeve dhe sugjerimeve prapë po i kalojnë këto ligje dhe normal që edhe këto ligje do të shkojnë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Këta tash le ta akuzojnë opozitën dhe gjykatën si pengesë në reformat sipas modelit të Lëvizjes Vetëvendosjes, sepse këta ende mendojnë që janë mbi pushtetin, ligjet, mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke u sjellë me arrogancën e numrave”, ka thënë ajo. /EO/

spot_img

Të fundit

Anulimi i konkursit për gradimin e policëve, Sveçla: Nuk pati keqpërdorime, vetëm disa lëshime

Policia e Kosovës njoftoi ditë më parë se ka...

Biden premton masa mbrojtëse për imigrantët, Trump dëbime masive

Kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara Joe Biden dhe...

Veliaj takohet me kampionët olimpikë: Krenarë për punën dhe mesazhin që po i japin rinisë shqiptare

Kreu i Tiranës, Erion Veliaj është takuar me kampionët...

Anulimi i konkursit për gradimin e policëve, Sveçla: Nuk pati keqpërdorime, vetëm disa lëshime

Policia e Kosovës njoftoi ditë më parë se ka marrë vendim për anulimin e konkursit për gradim në gradën rreshter, të shpallur më 12...

Biden premton masa mbrojtëse për imigrantët, Trump dëbime masive

Kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara Joe Biden dhe Donald Trump kanë pikëpamje të ndryshme mbi çështjen e imigracionit. Dallimet e tyre mbi këtë...

Lojtarët e Spanjës po kërkojnë ‘hakmarrje’ ndaj yllit anglez për sjelljen e tij arrogante që shkaktoi përleshje masive

Një kontigjent i lojtarëve të Spanjës nuk e kanë harruar sjelljen e njërit prej yjeve të Anglisë në një ndeshje të mëparshme ndaj tyre. ‘Tre...