ISIS kërcënon Shqipërinë dhe Kosovën?

Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në...

​Shtyhet rezoluta për Srebrenicën

Më 2 maj, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhej...

PE: Zgjedhja e Putinit president nuk mund të njihet legjitime

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë "Për zgjedhjet presidenciale jodemokratike...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Parashikimi i Bill Gates për 20 vitet e ardhshme

Extra AL PVC

Bill Gates shpenzon shumë nga koha e tij duke folur për kërcënimet ekzistenciale globale, siç janë ndryshimet klimatike ose pandemitë e ardhshme që mund të prekin botën. Megjithatë, bashkëthemeluesi i Microsoft është shumë optimist kur flet për të ardhmen e njerëzimit.

Duke marrë parasysh sfidat me të cilat mund të përballen brezat e rinj, Gates beson se kushdo i lindur brenda dy dekadave të ardhshme do të jetojë më mirë se ata që kanë lindur në vitet e mëparshme.

Në një intervistë në Institutin Loëy, në Australi, Gates tha: “Unë jam ende shumë optimist dhe mendoj se do të ishte shumë më mirë të lindja në 20, 40 ose 60 vitet e ardhshme sesa në çdo kohë tjetër nga e kaluara”.

Pandemia COVID-19 që e futi botën në ngërç, dështimet e qeverive për të përmbushur qëllimet e deklaruara për të adresuar ndryshimet klimatike apo konflikti në Ukrainë, që indirekt ndikon në pjesën tjetër të planetit, e bëjnë Bill Gates që të mendojë se kohët më të mira nuk kanë ardhur ende. Por, jo të gjithë mendojnë në të njëjtën mënyrë. Një sondazh i Gallup në SHBA zbuloi se vetëm 42% e amerikanëve besojnë se të rinjtë e sotëm do të kenë një standard jetese më të mirë se prindërit e tyre.

Një nga arsyet kryesore që Gates beson se njerëzit do të jetojnë më mirë në të ardhmen janë përparimet që janë bërë në shëndetin publik, ku normat e vdekshmërisë nën 5 vjeç janë ulur dhe në përparimet teknologjike që jo vetëm na çojnë më afër njerëzve tanë të dashur edhe kur jemi me kilometra larg, por gjithashtu i lejojnë punëtorët të kenë një shtrirje më të madhe në mbarë botën.

Ka gjithnjë e më pak njerëz analfabetë në botë dhe “ka shumë mjete për të nxitur inovacionin tonë”, tha Gates, i cili nënvizoi se kushtet e jetesës tashmë janë përmirësuar./A2CNN

spot_img

Të fundit

ISIS kërcënon Shqipërinë dhe Kosovën?

Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në...

​Shtyhet rezoluta për Srebrenicën

Më 2 maj, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhej...

PE: Zgjedhja e Putinit president nuk mund të njihet legjitime

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë "Për zgjedhjet presidenciale jodemokratike...

Higuain ka gjetur një sport të ri për të luajtur – madje ai fitoi edhe para

Gonzalo Higuain luajti pothuajse 800 ndeshje në karrierën e...

ISIS kërcënon Shqipërinë dhe Kosovën?

Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 60 flamujve shihet edhe ai i Shqipërisë dhe Kosovës të cilët kërcënohen me...

​Shtyhet rezoluta për Srebrenicën

Më 2 maj, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhej të votonte për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, por votimi u shty, ka konfirmuar ambasadori...

PE: Zgjedhja e Putinit president nuk mund të njihet legjitime

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë "Për zgjedhjet presidenciale jodemokratike të Rusisë dhe shtrirjen e tyre të paligjshme në territoret e okupuara". Sipas Ukrinform, rezoluta u...