Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Nysret Pllana u lartike nëpër xhamitë e shqiptarëve”, vazhdojnë reagimet për zënkën mes Krasniqit e Pllanës

Extra AL PVC

Hoxhë Shefqet Krasniqi, disa ditë më parë, ka paditur Nysret Pllanën për shpifje, pasi ky i fundit deklaroi se Krasniqi po i dërgon të rinjtë për të luftuar në Siri.

Kjo zënkë ka shkaktuar shumë reagime.

Një profil në rrjetin social TikTok, që mbështet hoxhë Shefqet Krasniqin, ka reaguar pas kësaj zënke.

https://www.tiktok.com/@tetova1973/photo/7388800267107454241

“Këto janë vetëm disa fotografi kur Nysret Pllana u lavdërua nëpër xhamitë e shqiptarëve për promovimin e librave të tij, e sot flet keq për xhamitë, për hoxhallarët dhe për vajzat me mbulesë, duke përdorur një gjuhë të ashpër. Hoxhallarët të kanë nderuar, mos u bëj mosmirënjohës,” thuhet në reagimin ndaj Pllanës.

Kujtojmë se Krasniqi e ka paditur Pllanën për shpifje duke thënë se i është cenuar personaliteti moral, shpirtëror e familjar.

Krasniqi ka thënë se akuza ndaj tij përmban terme të rënda.

“Shpifja në emër të lirisë së shprehjes që cenon rëndë dinjitetin moral dhe veprimtarinë intelektuale të personit tjetër, nuk përbën liri të shprehjes , ngase kufiri i lirisë së shprehjes dhe shpifjes qëndron në dëmtimin e reputacionit të personit tjetër. Në këtë rast, reputacioni i të paditurit është atakuar rënë, pasi që akuza apo shpifja përmban terme dhe pohime të rënda, si “ me ato ligjëratat famëkeqe të Shefqet Krasniqit, tu i qu djemtë tu i vra atje, e duke ju ardhur gratë e tyre pastaj me 4-5 fëmijë, që një Zot e din me kon i kanë”, thuet në padi.

Ndryshe, me 1 qershor të këtij viti në emisionin “Kojshia Show” në kanalin e Yotube, Nysret Pllana akuzoi hoxhën Shefqet Krasniqi se “ligjëratat e imamit Shefqet Krasniqi i kanë dërguar djemtë shqiptarë të Kosovës për të luftuar në Siri”.

spot_img

Të fundit

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...

Krejt çka dihet për sulmin ndaj Donald Trump

Fjalimi i Donald Trump në Pensilvani para amerikanëve nuk...

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur në “Pressing” të T7, për një përpjekje që të bëjë të mundur një takim në...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Vance si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, këtij...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan nga Ohajo James David Vance si kandidat për nënpresident...