Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Nushi: Koncentrohu kryeministër, për 4 vjet the se e ke largu ndikimin serb, sot thu se Serbia ka ndiku në zgjedhje

Nushi: Koncentrohu kryeministër, për 4 vjet the se e ke largu ndikimin serb, sot thu se Serbia ka ndiku në zgjedhje

Nol Nushi nga PSD reagoi pas deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti i cili në konferencë për medie tha se “kanë prova” që Serbia ndikoi në zgjedhjet ne Kosovë te komuniteti serb.
Derisa Nushi me këtë rast i kërkoi Kurtit “të koncentrohet”.

“Per 4 vite na tha qe e ka largu ndikimin e Serbise ne Kosove dhe per kete ia ka vlejte edhe sanksionet dhe izolimi.Sot, pas 4 vitesh, tha qe Serbia i ka ndiku zgjedhjet ne Kosove tu i marre 80% te votave te serbeve. Koncentrohu kryeminister!”, shkroi Nushi në Facebook.