Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ndalohet noti në një plazh të Budvës dhe Tivatit, kjo është arsyeja

Ndalohet noti në një plazh të Budvës dhe Tivatit, kjo është arsyeja

Për shkak të papastërtisë së detit, noti është i ndaluar në plazhin Slovenska 03 në Budva dhe në plazhin Solili 01 në Tivat. Si pasojë, janë të shënuara me flamur të kuq.

“Të dhënat për analizat e kryera i janë dorëzuar Inspektorit të Ujërave të Republikës, i cili do të marrë masa dhe veprime në juridiksionin e tij në të ardhmen. Instituti i Biologjisë Detare vijon marrjen e mostrave të ujit të detit nga ky vend dhe do të informojmë publiku për rezultatet më vonë”, thuhet nga Ndërmarrja Publike vendase.

Rezultatet e analizës së cilësisë së ujit të detit për 114 lokacione, të kryera nga Instituti i Biologjisë Detare, treguan se në 80,6 për qind të lokacioneve, uji i detit ishte i cilësisë së shkëlqyer, në 13,2 për qind të lokacioneve, i mirë, në 4,4 për qind, i kënaqshëm, ndërsa në 1.8 për qind të lokacioneve uji ishte i cilësisë së dobët.

Në komunën e Budvës, cilësia e ujit të detit ishte e shkëlqyer në 29 lokacione, e mirë në dy lokacione dhe e kënaqshme në dy lokacione, ndërsa në një lokacion uji ishte i cilësisë së dobët.

Në Gjirin e Kotorrit, në komunën e Tivatit, nga gjithsej 10 lokacione, në gjashtë prej tyre uji ishte i cilësisë së shkëlqyer, në tre lokacione ishte i cilësisë së mirë, ndërsa në një lokacion cilësia e ujit për larje ishte e dobët, thuhet ndër të tjera në njoftim.