Të fundit:

Inspektorët rrënojnë tri furra të gëlqeres në Shtime

Inspektorët e Komunës së Shtimes këtë të premte kanë...

Begaj ua kërkon tri vendeve afrikane njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, në New York ku po...

Thënie nga Ismail Kadare

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj...
ISP BroadcastISP Broadcast

Nagavci: Do të ndërmarrim të gjitha masat ligjore për dhunën ndaj 3-vjeçarit

ISP Broadcast

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci deklaroi se do të ndërmarrin të gjitha masat që përcakton ligji për rastin e dhunës ndaj 3-vjeçarit në një çerdhe në Fushë Kosovë. Sipas saj, është shqetësuese se si punonjëset e këtij institucioni nuk kanë reaguar, pavarësisht se rasti nuk ka qenë i izoluar. Nagavci u zotua se janë në proces të rekrutimit të 20 inspektorëve, për çka shtoi se situata nuk mund të rregullohet vetëm me punësimin e tyre.

Pas prezantimit të Ligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, Nagavci tha se do të ndërmerren të gjitha masat që i përcakton ligji, në mënyrë siç theksoi ajo, që të mos cenohet integriteti dhe personaliteti i fëmijëve.

“Ju njoftoj që ne në mëngjes, shumë herët, inspektorët e arsimit kanë shkuar në kopsht dhe në Komunë të Fushë Kosovës, në Drejtorinë e Arsimit. Unë besoj që sapo të kthehem në ministri do të kem raportin e gatshëm. Me sa u njoftova edhe pjesëtarët e policisë kanë qenë të pranishëm aty. Dhe përsëris edhe një herë që do të ndërmarrim të gjitha masat, të cilat i përcakton ligji që asnjë fëmije të mos i cenohet integriteti dhe personaliteti i tij, jo vetëm fizik por edhe emocional… Është shqetësuese të shihet se kjo e tregon që nuk është rast i izoluar, duket se më shumë se një person kanë qenë të përfshirë, ose së paku në njohuri dhe nuk kanë reaguar”, deklaroi Nagavci për këtë rast.

Më tej, Nagavci theksoi se të gjithë duhet të jenë të zëshëm në parandalimin e këtyre rasteve. Sipas saj, do të merren të gjitha masat në kohë rekorde nga Ministria e Arsimit.

“Ne jemi në proces të rekrutimit të inspektorëve. Ka përfunduar gjithë procedura e intervistimit të tyre. I kemi rezultatet, me sa jam e njoftuar janë në proces të shqyrtimit të ankesave eventuale dhe pas këtyre 20 do të vazhdojmë menjëherë punësimi i besoj së paku edhe rreth 20 të tjerë. Angazhimi dhe kujdesi për sigurinë e fëmijëve në kopshtet dhe në të gjitha institucionet edukativo-arsimore është përgjegjësi e përbashkët. Ne nuk mund të pretendojmë që vetëm inspektorët mund ta rregullojnë situatën. Është obligim dhe përgjegjësi e gjithë atyre që punojnë me fëmijët, duke filluar që nga edukatorët, menaxhmenti i shkollës, komunat por edhe ministria”, shtoi ajo.

Tutje, ajo foli edhe për furnizimin me libra, për çka tha se tashmë për mbi 170 mijë aplikues janë realizuar pagesat për tekstet shkollore.

“Diku 95 për qind për qind që kanë aplikuar, që janë mbi 170 mijë janë realizuar pagesat tashmë. Ndërkaq, nga shkollat gjegjësisht nga komunat nuk kemi asnjë raportim për mungesë në klasa. Nga vizitat që po vazhdojnë të zyrtarëve të arsimit edhe të inspektorëve, që janë vizita në shkolla në terren është raportuar, po flas për javën e kaluar kur kam analizuar të dhënat e inspektorëve, që gjendja ka qenë relativisht e mirë. Natyrisht ka dalluar përqindja prej shkollës në shkollë por e përsëris nga komunat të cilat janë të obliguara që të njoftojnë, nuk kemi ndonjë njoftim për mungesa”, deklaroi ajo.

Para gazetarëve, Nagavci mohoi se ka mungesë të librave për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, ku shtoi se nuk ka rritje të theksuar të numrit të nxënësve.

“Ka pasur raste, jo vetëm në kuadër të një shkolle, por edhe nga shkolla në shkollë ka pasur bashkëpunim në kuadër të shkollave apo komunave që të sigurohen tekstet për të gjithë nxënësit. Unë jam e informuar për një rast në shkollën ‘Naim Frashëri’, ku një klasë nuk është pajisur, po flas për diku para 10 ditëve. Jemi interesuar dhe kemi ndërmarrë veprimet që të mos u mohohet kjo e drejtë. Por praktika që në shkollat tona të ketë libra të cilat digjen, humben, dëmtohen për të cilat nuk ka aspak as përgjegjësi e as respekt ndaj librit, kanë përfunduar një herë e përgjithmonë”, përfundoi ajo.

Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Arsimit kanë shkuar sot në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, ku po dyshohet se edukatorët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 3-vjeçar.

/TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Inspektorët rrënojnë tri furra të gëlqeres në Shtime

Inspektorët e Komunës së Shtimes këtë të premte kanë...

Begaj ua kërkon tri vendeve afrikane njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, në New York ku po...

Thënie nga Ismail Kadare

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj...

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës njoftojnë se të...

Inspektorët rrënojnë tri furra të gëlqeres në Shtime

Inspektorët e Komunës së Shtimes këtë të premte kanë rrënuar tri furra të gëlqeres, dy furra në fshatin Dugë dhe një në fshatin Karaçicë. Nga...

Begaj ua kërkon tri vendeve afrikane njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, në New York ku po mbahet Asambleja e Kombeve të Bashkuara, ka shfrytëzuar këtë për të kërkuar njohjen e pavarësisë...

Thënie nga Ismail Kadare

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, akademik, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82) dhe zv/kryetar i Frontit Demokratik. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë,...