Të gjithë krerët e partive politike, me përjashtim të Kurtit, ishin dje prezent në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.
E njëjta pas takimit tha se nuk i di arsyet e mos-pjesmarrjes së tij në takim duke iu thënë gazetarëve se ‘pyetini atë drejtpërdrejtë’.
Por përveç me kryeministrin, përgjigje me ironi, e njëjta pati edhe për Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Ajo iu kundërpërgjigj kësaj të fundit me të njëjtën monedhë që ajo iu drejtua në koncertin e zhvilluar me diasporën dy netë më parë në kryeqytet.
“Për detaje rreth raporteve tona flasim ndonjëherë tjetër. Por Dafina e ka një këngë tash që e ka publiku ‘me kast me kast mjeshtër i mashtrimeve, me kast me kast përsëritës i gabimeve’. Ka edhe kangë tjera Dafina, përndryshe përpunim i këngës së Gilit”, deklaroi Osmani pas takimit me krerët e partive plitike.Në lidhje me këto përplasje të ‘treshes’ Osamani-Kurti-Gërvalla, ka folur për “Gazeta Blic” ish-Kryeministri, Isa Mustafa dhe ish-bashkëpartiaku i Vjosa Osmanit.