Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Murtezaj: Askush që udhëheq me KQZ-në dhe logjistikën nuk ka qenë i lumtur me situatat e krijuara

Murtezaj: Askush që udhëheq me KQZ-në dhe logjistikën nuk ka qenë i lumtur me situatat e krijuara

Valon Murtezaj ligjërues në Universitetin e Francës i ftuar në emisionin “ARB DEBAT” deklaroi se problemet e softuerët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në ditën e zgjedhjeve të 9 shkurtit ja qenë një lloj moskujdesi në sistemin e teknologjisë.

Por që ai thotë se askush që udhëheq me KQZ-në dhe me gjithë logjistikën përreth, nuk ka qenë i lumtur për situacione të tilla, shkruan TV Arbëria.

“Përveç asaj pjesës së mbrëmjes e cila më shumë është një lloj moskujdesi në sistemin e teknologjisë sepse më ka rënë të shoh edhe në Francë por edhe në vende të tjera, rezultatet në kohën e sotme pothuajse janë të sakta brenda një ore sepse është çështje vetëm e grumbullimit të të dhënave dhe përpunimit teknologjik. Kjo pastaj i dha një shije të pakëndshme, ma merr mendja askush që udhëheq me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe me gjithë logjistikën përreth nuk ka qenë i lumtur për situacione të tilla. Megjithatë prap se prap vonesat mund të shkaktohen në numërime por në fund rezultati do të jetë i saktë”, tha Murtezaj./TV Arbëria./