Kurti dhe Krasniqi priten në takim nënkryetarët e komunave veriore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot...

Kryeziu i IKD: Votimi në veri drejt dështimit

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

MPJ nënshkruan kornizë bashkëpunimi me Republikën e Maltës

Extra AL PVC

Sot, përgjatë konsultimeve politike mes Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maltës, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Sekretari i Përhershëm i Punëve të Jashtme të Maltës, Christopher Cutajar nënshkruan ripërtëritjen e Kornizës së Bashkëpunimit për vitet 2023-2028.

Zëvendësministri Ahmeti theksoi se diskutimet e thella në konsultimet e sotme politike dhe Korniza e nënshkruar janë shenja të marrëdhënieve të shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe mundësive për thellimin e mëtutjeshëm të tyre.

Ministria e Punëve të jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ky dokument mundëson:

1. Shkëmbimin e informacioneve relevante mes Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve;

2. Shkëmbimin e diplomatëve dhe trajnimin e tyre;

3. Thellimin e bashkëpunimit në edukimin profesional, turizëm, kulturë, sport dhe mbrojtje civile;

4. Afrimin e komuniteteve të biznesit, me theks të veçantë të ICT;

5. Bashkëpunimin mes Universiteteve të të dyja vendeve;

6. Shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit shëndetësor;

7. Shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e administratës publike për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Zëvendësministri Ahmeti theksoi se diskutimet e thella në konsultimet e sotme politike dhe Korniza e nënshkruar janë shenja të marrëdhënieve të shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe mundësive për thellimin e mëtutjeshëm të tyre.

Ai falënderoi Republikën e Maltës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e përhershme të Republikës së Kosovës.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt – arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Një shtetas polak i identifikuar si Pawel K. u...

Kurti dhe Krasniqi priten në takim nënkryetarët e komunave veriore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot...

ISP me super oferta, internet 1000 MBPS dhe wifi 6G

ISP Broadcast si një ndër  platformat lidere në tregun...

E vërteta e fotografisë së plakut hebre me plis në kokë në Beograd

Plisi, një karakteristikë e shqiptarëve, duket se është pelqyer...

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt – arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Një shtetas polak i identifikuar si Pawel K. u arrestua me dyshimin se mori pjesë në përgatitjen e vrasjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky...

Kurti dhe Krasniqi priten në takim nënkryetarët e komunave veriore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjančić, nënkryetaren e Komunës së Zveçanit, Natasa...

ISP me super oferta, internet 1000 MBPS dhe wifi 6G

ISP Broadcast si një ndër  platformat lidere në tregun e Kosovës, e cila bënë shpërndarjen e rrjetit me teknologjinë më të avancuar të internetit...