Të fundit:

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të...

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje para sulmit të 24 shtatorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha...
ISP BroadcastISP Broadcast

​Mediumi spanjoll: Rumania mund ta humb ndeshjen ndaj Kosovës

ISP Broadcast

Për shkak të ndërprerjes së ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës pas vendosjes së një pankarte ku thuhej “Kosova është Serbi” nga tifozët rumunë në Bukuresht, Federata e futbollit të Rumanisë është e ekspozuar ndaj sanksioneve të ashpra si mbyllje të pjesshme ose totale të stadiumit për tifozët, humbje të ndeshjes, si dhe një gjobë të madhe financiare.

Do të jenë ditët në vijim kur UEFA do të hapë një dosje pas incidenteve të ndodhura mbrëmë në duelin mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht. Ndeshja u ndërpre për rreth një orë pasi lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha në minutën e 19- të të ndeshjes, kur tifozët rumunë filluan të thërrisnin ‘Serbi, Serbi!’ dhe u shfaq një pankartë ‘Kosova është Serbi’.

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” citon nenin 11 të Kodit Disiplinor të UEFA-s i cili thotë se shoqatat kombëtare janë përgjegjëse për “ndërprerjen e ndeshjes dhe braktisjen e fushës nga lojtarët”.

Për më tepër, neni 14 në lidhje me aktet raciste thotë qartë se “nëse një ose më shumë anëtarë të një federate fyejnë ose sulmojnë për shkak të origjinës së tyre racore, fetare etj.”, ata janë të ekspozuar ndaj mbylljes së pjesshme të stadiumit të tyre përveç gjobës. Por vetë shkrimi lë të hapur mundësinë e mbylljes totale për një ose më shumë ndeshje. Madje edhe humbjen e ndeshjes.

Për më tepër, neni 16 i UEFA-s për rendin dhe sigurinë e mban federatën lokale përgjegjëse për sjelljen e tifozëve të saj. Ndër të tjera, për përdorimin e “gjesteve, fjalëve apo çdo metode tjetër për të transmetuar një mesazh provokues” dhe veçanërisht të atij që ka ngjyrim politik, ideologjik apo fetar.

Kështu, Rumania është e ekspozuar ndaj një sanksioni të ashpër nga UEFA dhe do të shohim se çfarë qëndrimi do të mbajë Komisioni Disiplinor për vendimin e lojtarëve të Kosovës për të lënë fushën e lojës.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të...

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje para sulmit të 24 shtatorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha...

Edon Zhegrova shënon super gol te Lille

Lille është duke fituar 1-0 ndaj  Le Havre në...

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të vendit ku terroristët serbë u përgatitën për sulmin në Banjskë. Ai gjithashtu ka prezantuar edhe momentin...

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje para sulmit të 24 shtatorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla kanë prezantuar prova të reja të grupit...