Të fundit:

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Vetaksident në Veternik, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

Rama takon Kurtin, i shpreh mbështetje në hapat e mëtejmë drejt normalizimit me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në...
ISP BroadcastISP Broadcast

Mbështetja për mbjelljet e grurit, mbi 3 mijë fermerë përfitues në Shqipëri

ISP Broadcast

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural bëri të ditur se 3127 fermerë janë shpallur përfitues deri tani për masën e mbështetjes për mbjelljen e grurit në Shqipëri.

Sipas AZHBR-së, në total për të përfituar nga kjo masë aplikuan me vetëdeklarim dhe zero dokumente në e-Albania 7466 fermerë dhe kërkesa për mbjellje të reja të grurit rezulton deri në 30 mijë hektarë.

Fermerët përfitojnë mbështetje financiare 30 mijë lekë për hektarë, për sipërfaqe jo më pak se 1 hektar të mbjellë me grurë. Qeveria për të nxitur prodhimin e grurit në vend si masë parandaluese ndaj tranzicionit të tregjeve ndërkombëtare për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, akordoi fondin prej 500 milionë lekë.

AZHBR, njoftoi se në fund të procesit të vlerësimit administrativ, nga të gjithë aplikantët, janë shpallur fitues 3127 fermerë, për të cilët bëhet me dije se ka nisur dhe shpërndarja e fondeve. Fermerët marrin mbështetjen pas dorëzimit të dokumenteve të pronësisë, faturave të blerjes së farave dhe plehrave kimikë dhe verifikimit në terren për mbjelljet faktike.

Qarku me numrin më të lartë të aplikimeve dhe kualifikimeve renditet Fieri, i ndjekur nga Korça, Shkodra dhe Elbasani.

Ministria e Bujqësisë synon që sipërfaqja e kultivuar me grurë për vitin që vjen të arrijë në 70.000 ha në total, duke u rritur me 31.2 për qind.

Aktualisht në Shqipëri prodhohen mesatarisht 233 mijë ton grurë, ndërsa importohen mbi 221 mijë tonë.     /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me...

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me Kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren kundër Perusë të zhvilluar të shtunën mbrëma. Gjermani ka fituar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi në frigorifer paraqet një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësore. Më poshtë do të njiheni më...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me 11,5% në 2022, krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të Statistikave të...