Bahtiri: Ura mbi Ibër nuk rrezikon askënd, marrëveshja është e kryer

Agim Bahtiri, ish-kryetar për dy mandate i Mitrovicës së...

“Mbështetja dhe reagimet më dhanë zemër”, Ilir Mirena flet për sulmet e pushtetit

Ilir Mirena, drejtori i “Periskopit”, medium ky që u...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Mali i Zi, Prokuroria e Posaçme ngre akt-akuzë për krime lufte ndaj një polici

Extra AL PVC

Prokuroria e Posaçme në Mali të Zi ngriti të mërkurën një akt-akuzë kundër policit Zoran Gashoviç, “për krime lufte kundër njerëzimit”, të kryera në vitin 1992 në zonën e Haxhiqit në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Si pjesëtar i policisë civile serbe të Bosnjës, Gashoviç ka marrë pjesë në vrasje, zhvendosje të detyruar, torturë, persekutim mbi baza fetare dhe etnike, burgosje të paligjshme të personave dhe akte të tjera të ngjashme çnjerëzore”, njoftoi prokurori i posaçëm, Vukash Radonjiq.

Zona e Haxhiqit ishte pjesë e komunës së Sarajevës, ku gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë ishte nën kontrollin e ushtrisë së Republikës Serbe. Shumë nga banorët e saj u dëbuan, u vranë ose u zhdukën. Janë gjetur edhe dy varre masive, të cilat supozohet se fshehin kufomat e qytetarëve të këtij vendbanimi.

Krimet në zonën e Haxhiqit gjatë vitit 1992 përmenden edhe në akt-gjykimet e Hagës kundër ish-udhëheqësve të Republikës Serbe, Radovan Karaxhiq dhe Momçilo Krajishnik.

Karaxhiq u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Krajishnik me 20 vjet burgim.

Krimet e luftës të kryera në Haxhiqi përkujtohen çdo vit para monumentit, ku më shumë se 500 qytetarë të kësaj zone u burgosen dhe u vranë gjatë agresionit në Bosnjë e Hercegovinë gjatë viteve 1992-1995. /VOA

spot_img

Të fundit

Bahtiri: Ura mbi Ibër nuk rrezikon askënd, marrëveshja është e kryer

Agim Bahtiri, ish-kryetar për dy mandate i Mitrovicës së...

“Mbështetja dhe reagimet më dhanë zemër”, Ilir Mirena flet për sulmet e pushtetit

Ilir Mirena, drejtori i “Periskopit”, medium ky që u...

Situata aktuale në vend, Bislimi takohet me emisarin e Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog...

Bahtiri: Ura mbi Ibër nuk rrezikon askënd, marrëveshja është e kryer

Agim Bahtiri, ish-kryetar për dy mandate i Mitrovicës së Jugut, ka folur për urën mbi Ibër në Mitrovicë, si një prej çështjeve që ka...

“Mbështetja dhe reagimet më dhanë zemër”, Ilir Mirena flet për sulmet e pushtetit

Ilir Mirena, drejtori i “Periskopit”, medium ky që u sulmua nga RTK-ja, foli në Pressing për sulmin që i është bërë medias së tij...

“Më kërkuat lekë, e më telefonuat më numër privat- vetëm pse jam nga Kosova” – Mediumi JOQ Albania tenton ta shantazhoj biznesin nga Prishtina

Ditëve të fundit ka bërë bërë bujë të madhe çështja e uljes së numrit të vizitorëve nga Kosova për në plazhet shqiptare, shkruan Arbëria...