Presidenti i Francës Emmanuel Macron, ka ndarë detaje nga takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Macron bëri të ditur se këtij të fundit i ka kërkuar normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Franca është thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi. Ky është një kusht thelbësor për integrimin e tyre evropian. Shpreha besimin në aftësinë e Serbisë për të gjetur sërish rrugën e dialogut dhe shpresoj se qeveria e ardhshme do të vazhdojë me vendosmëri reformat e pritura dhe do të konsolidojë rezultatet shumë të mira ekonomike“, tha ai.
“Theksova angazhimin tonë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne diskutuam situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. Kujtova mbështetjen tonë të palëkundur për unitetin e atij vendi, si dhe dënimin tonë për çdo veprim që synon të vërë në pikëpyetje këtë unitet. Është përgjegjësi e të gjithëve që të angazhohen në respektimin e rendit kushtetues në mënyrë që Bosnja dhe Hercegovina të mund të kthehet në rrugën e saj evropiane”, tha tutje Macron.
Дугачак разговор управо са председником Србије, @predsednikrs.
Поново сам му истакао колико Француска придаје значај демократској и европској будућности Србије.
Изразио сам поверење у способност Србије да поново… pic.twitter.com/GVp0g6RZYG
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) April 9, 2025