Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lladrovci uron Ditën e Kushtetutës: Mirënjohje dhe vlerësim për të gjithë kontribuesit për shtet të lirë e të pavarur

Lladrovci uron Ditën e Kushtetutës: Mirënjohje dhe vlerësim për të gjithë kontribuesit për shtet të lirë e të pavarur

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Ditën e Kushtetutës.

“Në këtë përvjetor, shprehim mirënjohje dhe vlerësim për të gjithë kontribuesit për shtet të lirë e të pavarur sipas standardeve ndërkombëtare, vlera këto që i gjejmë në Kushtetutën tonë”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur, Urime 9 Prilli, Dita e Kushtetutës të Republikës së Kosovës! Kjo ditë është nga ditet e rëndësishme të historisë sonë të re e cila është sinonim e jetësim i përpekjeve tona shekullore për liri e shtet, për shtet sipas parimeve dhe vlerave të përparuara perëndimore. Kushtetuta jonë si akti më i lartë juridik e politik në këto 17 vjet u sfidua e u shkel në jo pak raste, por ky është një moment i rëndësishëm reflektimi për afirmimin e frymës që bart ky akt si bazament i funksionimit të shtetit tonë i arritur me shumë sakrificë por edhe me mbështetje të aleatëve dhe miqëve tanë të përjetshëm me në krye ShBA-në. Andaj, edhe në këtë përvjetor, shprehim mirënjohje dhe vlerësim për të gjithë kontribuesit për shtet të lirë e të pavarur sipas standardeve ndërkombëtare, vlera këto që i gjejmë në Kushtetutën tonë. Urime!