Blog Post

Arbëria TV > Bota > Libani njofton për 11 të vrarë nga sulmet izraelite në Bejrut, ndërsa Izraeli thotë se luftën s’e ka me popullin libanez

Libani njofton për 11 të vrarë nga sulmet izraelite në Bejrut, ndërsa Izraeli thotë se luftën s’e ka me popullin libanez

Në një përditësim të fundit nga ministria e shëndetësisë e Libani thuhet se 11 persona u vranë të premten si rezultat i sulmeve ajrore izraelite në Bejrutin jugor.

Zyrtarët shtojnë se 108 persona dihet se janë plagosur, shkruan BBC.

Në një përditësim tjetër këtë pasdite, ministria ka vendosur një linjë telefonike posaçërisht për pacientët me kancer – duke thënë se ata do t’i transferojnë ata që marrin radioterapi në departamentet e trajtimit ditor.

Sot ushtria izraelite ka njoftuar për vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në Bejrut dhe grupi e konfirmoi vdekjen e tij pak kohë më pas.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, në fjalimin televiziv ku lajmëroi për vdekjen e Nasrallahut, tha se lufta e Izraelit “nuk është me popullin libanez, por me Hezbollahun”, ndërsa liderin e këtij grupi e përshkroi si “ndër armiqtë më të mëdhenj të Izraelit”.

Ai tha se Nasrallah u vra në një sulm “të saktë” të kryer nga forcat ajrore izraelite të premten në Bejrut.

“Ushtria izraelite aktualisht po sulmon infrastrukturën e Hezbollahut në Liban”, duke shtuar se ushtria mbetet në “gatishmëri maksimale gjatë gjithë kohës”.

Tubimet, shtoi ai, në qendër të Izraelit janë kufizuar në jo më shumë se 1000 njerëz.