Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Latifi për fjalën e Ramës në OKB: Zëri i vetëm për Kosovën, Shqipëria i ndjen hallet e dhimbjet e tona

Latifi për fjalën e Ramës në OKB: Zëri i vetëm për Kosovën, Shqipëria i ndjen hallet e dhimbjet e tona

 

Profesori i filozofisë dhe analisti, Blerim Latifi, ka shkruar në profilin e tij pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pjesën e fjalimit të tij në OKB duke e mbrojtur Republikën e Kosovës.

Latifi ka thënë se i vetmi zë për Kosovën në foltore ishte zëri i Shqipërisë, derisa shtetet e tjera thotë se të gjitha ishin preokupuara me problemet nëpër botë dhe nuk e kanë thënë as një fjalë për Kosovën.

Profesori universitar ka thënë se vetëm Shqipëria i ndjen hallet e dhimbjet e Kosovës dhe ka kërkuar që të mos shahet Shqipëria.

“A e patë me sy dhe e dëgjuat me vesh: I vetmi zë për Kosovën që këtë vit u dëgjua në foltorën e OKB-së, ishte zani i Shqipnisë. Të tjerët folën për hallet e veta dhe krizat tjera që po e trondisin botën gjithandej. Askush një fjali se tha për ne. Sepse, në fund të fundit, veç Shqipnia i ndjen hallet e dhimbjet tona më të thella, me të cilat bota nuk ka më kohë të merret. Prandaj mos e shani Shqipninë! Mos pshtyni mbi gjakun tuaj!”, ka shkruar Latifi.