09:00 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ky është dokumenti ku i kërkohet Malit të Zi dhe Maqedonisë t’i vendosin viza Kosovës

Ky është dokumenti ku i kërkohet Malit të Zi dhe Maqedonisë t’i vendosin viza Kosovës

Komisioni Evropian e ka përpiluar një raport ku Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut i kërkon që të vendosin regjim vizash për Kosovën.

Raporti titullohet kështu “Raporti nga Komisioni për Parlamentin Evropian dhe Këshillin – Raporti i pestë sipas mekanizmit të pezullimit të vizave”.

Ndaj kësaj kërkese të KE-së të përpiluar në Bruksel më datë 5 dhjetor të këtij viti, ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Sipas tij, është e papranueshme dhe shqetësuese që Komisioni Evropian e ka qortuar Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut që nuk kanë vendosur regjim të vizave ndaj Kosovës.

“Absolutisht e papranueshme që Komisioni Evropian ka listuar Kosovën si një nga shtetet e botës së tretë të cilave u duhen viza, duke i kërkuar Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut të fusin regjim të vizave për Kosovën! Veçanërisht është shqetësuese pasi me vjet Kosovës padrejtësisht i është mohuar liberalizimi i vizave. Dyfish, pasi e gjithë kjo vjen pas marrëveshjeve të Procesit të Berlinit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

Klan Kosova e ka siguruar këtë raport dhe i ka përkthyer paragrafët ku dy vendet e Ballkanit Perëndimor qortohen për mosvendosje të regjimit të vizave ndaj Kosovës.

  1. b) Sigurimi i harmonizimit të mëtejshëm të politikës së vizave të Malit të Zi me listën e vendeve të treta për të cilat kërkohet viza për BE, veçanërisht ato vende të treta që paraqesin migrim të parregullt ose rreziqe sigurie për BE-në.

Mali i Zi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të harmonizuar politikën e saj të vizave me listën e vendeve për të cilat kërkohet viza për BE. Përkundrazi, në vitin 2021 dhe në fillim të vitit 2022, Mali i Zi u zhvendos më tej nga politika e rekomanduar. Shtetasit nga Armenia, Kazakistani, Rusia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kuba, Ekuadori, Turqia, Katari dhe Kosova* vazhdojnë të përjashtohen nga kërkesat për viza për qëndrim të shkurtër. Për disa kombësi, përjashtimet janë sezonale dhe për të tjera, ato janë të vlefshme gjatë gjithë vitit.

  1. b) Sigurimi i përafrimit të mëtejshëm të politikës së vizave të Maqedonisë së Veriut me listën e vendeve të treta për të cilat kërkohet viza për BE, veçanërisht ato vende të treta që paraqesin migrim të parregullt ose rreziqe të sigurisë për BE-në.

Maqedonia e Veriut nuk ka ndërmarrë veprime në vitin 2021 për të harmonizuar më tej politikën e vizave të vendit me atë të BE-së. Shtetasit e vendeve të mëposhtme, të cilëve u kërkohet viza për BE, gëzojnë ende qasje pa viza në Maqedoninë e Veriut: Azerbajxhan, Botsvana, Kubë, El Salvador, Kosovë* dhe Turqi. Çdo devijim i mëtejshëm nga lista e BE-së për vendet të cilat u kërkohet viza, duhet të shmanget. Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë përparim në përafrimin e politikës së saj me listën e BE-së, veçanërisht në lidhje me ato vende të treta që paraqesin migrim të parregullt ose rreziqe të sigurisë për BE-në. Kjo do të jetë një temë e rëndësishme e dialogut të vazhdueshëm ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Në kontekstin e mekanizmit të pezullimit të vizave dhe në përputhje me nenin 8 të Rregullores së vizave, Komisioni do të monitorojë dhe vlerësojë vazhdimisht veprimin e Maqedonisë së Veriut drejt harmonizimit të vizave me BE-në.  /TV Arbëria