Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti: Vuçiqi e autorizoi Radojiçiqin për të zhvilluar planin e ndërhyrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kurti: Vuçiqi e autorizoi Radojiçiqin për të zhvilluar planin e ndërhyrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e thirrur për media tha se Serbia ndërhyri në zgjedhjet e 9 shkurtit të mbajtura në Kosovë.

Sipas Kurtit, shteti ka identifikuar “shtatë inctanca apo aktorë shtetërorë dhe joshtetëror të Serbisë” që e kanë bërë këtë.

“I pari është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, tha ai, duke përmendur më pas edhe Milan Radoiçiqin, kryenegociatorin serb për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, BIA-n, mediat serbe të kontrolluar nga Beogradi dhe disa struktura ilegale. Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet tona parlamentare është një cenim që i bëhet demokracisë.Serbia orvatet që vendin tonë ta mbajë peng jo vetëm në zhvillimin e brendshëm politik, por edhe në avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare”, tha Kurti.

Më tej ai theksoi se “vetë presidenti i Serbisë ka inkurajuar çdo aktor shtetëror e joshtetëror serb që të përfshihet në zgjedhjet e Kosovës”.

“Ndikimi i dikurshëm brutal, fizik, përfshirë edhe rrahjet e vrasjet nuk ka qenë i mundur më. Si zëvendësim, janë rritur format e tjera të kërcënimeve hibride, kryesisht joshja dhe kushtëzimi financiar, shantazhi e frikësimet, sulmet kibernetike. Për këtë qëllim, rol ekzekutiv ka pasur kryeterroristi Milan Radoiçiq apo njeriu që i ka marrë detyrat për Kosovën nga presidenti i Serbisë”, tha ai.

Derisa theksoi se aparati shtetëror i Serbisë ka bërë përpjekje që të punojë kundër disa subjekteve serbe, veçanërisht partisë së Nenad Rashiqit dhe partisë Demokracia Serbe të Aleksandar Arsenijeviqit.
Dhe se për këtë Kurti tha se ka dëshmi.

“Organet tona të rendit, bazuar në disa dëshmi të qytetarëve serbë, më 21 shkur të këtij viti kanë mbyllur disa prej të ashtuquajtura qendra për çështje sociale”, tha Kurti, duke shtuar se ato “janë përdorur për të joshur apo shantazhuar votuesit, tha tutje ai.