Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka premtuar të japë mbështetje për artistët e filmit, edhe më tutje.
Kurti përmes një postim në Instagram ka shpërndar disa fotografi të aktorëve si Kushtrim Qerimi, Safete Mustafa Baftiu, Yzeir Meha, Florent Salihu e Tringa Hasani duke i përgëzuar për rolin në skenën e teatrit të Gjilanit mbrëmë.
“Viteve të fundit po përjetojmë rritje të vëllimit dhe cilësisë së krijimtarisë artistike. Kjo ka bërë që aktiviteti kulturor të ketë shtrirje gjithëvjetore, një ofertë që publiku artdashës nuk e kishte më parë.
Përgëzime artistëve për punën dhe përkushtimin. Qeveria juaj do të vazhdojë të jetë pranë jush”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
View this post on Instagram