Kryeministri i Kosovës Kurti sot në konferencën për media është pyetur nga gazetarët nëse do të bashkëpunojë me ministrin aktual Nenad Rashiq dhe pakicat tjera për formimin e qeverisë.
Ai tha se synojnë që në mandatin e ardhshëm qeveritar, t’i kenë edhe pakicat në kabinet.
“Ne bashkëpunojmë edhe me pakicat e tjera dhe synojmë që në mandatin tonë të ardhshëm qeveritar me mua si kryeministër, t’i kemi edhe ata në mazhorancën tonë e në kabinetin qeveritar. Ne bashkëpunojmë me pakicat në Kosovë, me të gjitha ato që duan të kontribuojnë, të përfitojnë, të integrohen. Pa dyshim që ministri Rashiq është ministër shembull i qeverisë sonë por edhe është ministri që ka kontribuar për komunitetin serb më shumë sesa cilido minsitër tjetër në këtë pozitë para tij”, tha ai.