Të fundit:

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca,...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka...

Ahmeti në Kuvendin e Shqipërisë, njofton për të arriturat e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti,...
ISP BroadcastISP Broadcast

​Kurti prezantoi buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Gjakovës

ISP Broadcast

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar sot buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Gjakovës.

Ai tha se buxheti për vitin e ardhshëm për Komunën e Gjakovës është 31.5 milionë euro, në të cilën 36% janë të ndara për investime kapitale.

Duke folur për ndarjen e buxhetit, Kurti tha se projekti më i madh do të jetë për zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë me 11 milionë. Ndërsa 2.5 milionë euro janë ndarë për arsim, derisa shtoi se një milion euro janë ndarë për sport e kulturë.

Ai tha se në Universitetin e Gjakovës do të ndajnë 1.2 milionë euro, sipas tij kjo do të vazhdojë edhe për dy vite tjera pas vitit 2023.

“Në Universitetin e Gjakovës do të ndajmë 1.2 milion euro për universitetin dhe kjo do të vazhdojë edhe në vitin 2024 dhe 2025 pas vitit 2023”, tha Kurti.

Në këtë aktivitet kryeministri është i shoqëruar edhe nga ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Takimet me qytetarë për prezantimin e buxhetit për vitin 2023, Kurti e ka nisur në Prizren, ndërsa ka vazhduar në Prishtinë, Mitrovicë dhe sot në Gjakovë. Buxhetin e ka prezantuar edhe në Pejë dhe Ferizaj.   /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca,...

Gashi: Kurti po mashtron qytetarët, krijoi autonomi territoriale për serbët në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka...

Ahmeti në Kuvendin e Shqipërisë, njofton për të arriturat e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti,...

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca, mbylli punimet e seancës sotme plenare, ku deputetët debatuan me kryeministrin Albin Kurti, për marrëveshjen...

Gashi: Kurti po mashtron qytetarët, krijoi autonomi territoriale për serbët në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti po e mashtron Kuvendin dhe qytetarët për...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se është dakorduar për një marrëveshje emergjence me Serbinë, që mbyll...