Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti pret mërgimtarët në Qeveri: Mërgatës i ka munguar shteti në krahë të saj dhe infrastruktura institucionale

Extra AL PVC

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka pritur në Ballkonin e Hapur të Qeverisë mërgimtarët.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit njofton se fjalën pritëse kryeministri Kurti e filloi me urimin për 25-vjetorin e çlirimit të vendit.

Gëzohem që ju shoh, e gëzuar edhe 25-vjetori i çlirimit të vendit tonë. Ky vit është jubilar e i veçantë, sepse u bë një çerek shekulli në liri. Edhe këtu, shprehim mirënjohjen tonë të thellë dhe nderimet tona të larta për të gjithë ata e ato që u sakrifikuan për liri. Përulësisht nga ana jonë, lavdia u takon atyre, përjetësisht”, u shpreh kryeministri.

Po ashtu, Kurti në fjalimin e tij ka thënë se mërgatës i ka munguar shteti në krahë të saj dhe infrastruktura institucionale që të zhvillohet vendi.

Çka mërgatës i ka munguar është shteti në krahë të saj edhe infrastruktura institucionale që vullnetin e pashtershëm, patriotizmin shembull dhe gatishmërinë e përhershme, ta kthej në zhvillim të vendit për më shumë të drejta, për më shumë mirëqenie. E Qeveria jonë këtë e di shumë mirë. Për këtë angazhohemi çdo ditë”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Sipas komunikatës, ai veçoi disa nga nismat kryesore gjatë kësaj qeverisje për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve ndaj mërgatës me tarifat e reja për shërbime konsullore, përfshirjen e tyre në jetën institucionale në vend, përmes Programit për Diplomaci Qytetare mundësitë për investime përmes Dritares për Investime të Diasporës, regjistrimin e mërgatës që po bëhet për herë të parë online përmes platformës Ediaspora dhe programet dhe platformat mirëseardhëse si ajo “Shijo Kosovën” e cila përmes aktiviteteve të ndryshme gjatë verës me qëllim forcimin e lidhjes së mërgatës me vendin.

Kryeministri theksoi se vullnetin, patriotizmin, gatishmërinë, mërgata jonë e ka pasur përherë. Çka i ka munguar mërgatës, shtoi ai, është “shteti në krahë të saj edhe infrastruktura institucionale që vullnetin e pashtershëm, patriotizmin shembull dhe gatishmërinë e përhershme, ta kthej në zhvillim të vendit për më shumë të drejta, për më shumë mirëqenie. E Qeveria jonë këtë e di shumë mirë dhe për këtë angazhohemi çdo ditë“”, vijon më tej komunikata.

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...