Të fundit:

Politikani serb: E vërteta për Adem Jasharin dhe luftën në Kosovë po i fshehet popullit në Serbi

Politikani serb, Boban Bogdanoviq, thotë se mbi kokën e...

Aforizma për krenarinë

Askush nuk dëshironi t’i lëndohet krenaria, sepse fundja kur...

Trendafilova me vizitë në Kosovë, PSD-ja e pret me protestë

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina...
ISP BroadcastISP Broadcast

Kurti njofton për vendimet që morën në mbledhjen e djeshme

ISP Broadcast

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për vendimet që ka marrë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme.

Kurti ka bërë me dije se në këtë mbledhje janë marrë 31 vendime.

Ai ka përmendur se janë miratuar gjashtë nisma për marrëveshje ndërkombëtare për projekte në infrastrukturë, drejtësi e energji.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, të 112-të me radhë, nga 31 vendime, mes tjerash:

Miratuam gjashtë nisma për marrëveshje ndërkombëtare për projekte në infrastrukturë, drejtësi e energji.

Që çmimi i energjisë elektrike për qytetarët të jetë më i përballueshëm, ndamë mjete për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike.

Ndamë mjete për masat e Pakos për Përballje me Inflacion, në mbështetje të amvisërisë që kanë kursyer energji, për punëtorët e ndërmarrjeve publike, për punëtorët e sektorit publik dhe për studentët.

Aprovuam Planin e Veprimit për pakon e përkrahjes buxhetore për krizën e energjisë brenda fondeve IPA 2023, me vlerë prej 75 milionë euro.

Iniciuam përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në listën e instrumenteve ndërkombëtare në Kushtetutën e Republikës.

Miratuam kompenzimin e dëmëve të shkaktuara në bujqësi në komunat e prekura nga fatkeqësitë natyrore.

Për një shoqëri demokratike, institucione transparente, e gjithëpërfshirje në proceset qeveritare, miratuam Planin Kombëtar të Veprimit 2023-2025 për Partneritetin për Qeverisje të Hapur.

Me qëllim të institucionalizimit të kujdesit shëndetësor për pacientët me sëmundje të rralla, miratuam  Koncept Dokumentin për Sëmundjet e Rralla. Miratuam edhe Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.

Themeluam Këshillin Shtetëror Organizativ për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 25 vjetorit te Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Miratuam tre vendime për shpronësim për interes publik për realizimin e projekteve infrastrukturore në komunat e  Mitrovicës dhe Podujevës.

Ndamë mjete për subvencionim të ndërtimit të shtëpive për komunitetet jo-shumicë, ndërtimi i të cilave kishte filluar në vitin 2019. /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Ka një lajm të mrekullueshëm për ata që pinë kafe amerikane

Kafeja e filtrit, pjesë e së cilës është kafeja...

Boronicat ulin rrezikun për sëmundje të zemrës deri në 20%

Ngjura e errët në boronica mund të zvogëlojë rrezikun...

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Ka dështuar shqyrtimi i Projektligjit që ishte paraparë të...

Mbajtja e zgjedhjeve të brendshme nuk është çështje momentumi, por e zbatimit të statutit

Shkruan: Afrim Kasolli -Kam qenë nga ata që në...

Ka një lajm të mrekullueshëm për ata që pinë kafe amerikane

Kafeja e filtrit, pjesë e së cilës është kafeja amerikane, mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër deri në 15 për qind, ka...

Boronicat ulin rrezikun për sëmundje të zemrës deri në 20%

Ngjura e errët në boronica mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 20 përqind, sipas një studimi të ri. Hulumtuesit gjetën se ata...

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Ka dështuar shqyrtimi i Projektligjit që ishte paraparë të mbahet të mërkurën në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Shkak për këtë është bërë...