Të fundit:

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...
ISP BroadcastISP Broadcast

Kurti: Krimet e luftës nuk vjetrohen, Serbia duhet mbajtur përgjegjëse

ISP Broadcast

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, ato kundër njerëzimit, dhe gjenocidin në Kosovë. Gjatë një vizite në Policinë e Kosovës, Kurti ka thënë se me deklaratën për personat e zhdukur, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë.

Në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, shefi i ekzekutivit ka thënë se krimet e kryera gjatë luftës nuk parashkruhen e as nuk vjetërsohen.

Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nuk parashkruhen e as nuk vjetrohen asnjëherë. Kriminelët e luftës dhe urdhërdhënësit e tyre duhet nxjerrur para drejtësisë. Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti ka thënë se nuk ka më prioritet se e vërteta dhe drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës.

Ai theksoi rëndësinë e adoptimit të deklaratës pёr personat e zhdukur, me të cilën pas mohimit 24 vjeçar, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës nё Kosovë. Veçoi dakordimin për hapje të arkivave nga Serbia, pasi zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë, pjesë e projektit gjenocidal për shfarosjen e shqiptarëve, “Patkoi”. Po ashtu, theksoi dakordimin për të përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji tjera në zbulimin e varrezave masive potenciale në territorin e Serbisë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Duke folur për drejtësi për viktimat dhe shoqërinë lidhur me krimet dhunës seksuale, të përdorur si armë lufte në Kosovë, Kurti ka thënë se duhet shtuar angazhimi i përbashkët në tejkalimin e pengesave drejt rritjes së numrit të dënimeve nga gjykatat në Kosovë.

Gjatë vizitës, Kurti ka qenë i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku është theksuar rëndësia e zbatimit të ligjit për gjykimin në mungesë si dhe ligjit për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, të cilin Qeveria e ka dërguar për miratim në Kuvend.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës parashihet të ketë 41 zyrtarë hetues.

Sipas Qeverisë, nga nesër do të fillojnë punën 15 hetues të rinj por procesi i rekrutimit do të vijojë deri në plotësimin e totalit të zyrtarëve të planifikuar.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë në Milot. Nga pamjet të cilat ka siguruar TV Arbëria, shihet se njësitet relevante kanë dalur...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi në Ferizaj bënte kalkulime ta rëzonte FC Malishevën nga Superliga. Ai tha se Agim Ademi kishte...

Gazetari i sportit Arlind Sadiku, thotë se ekipi i ‘FC Malishevës’ duhet të merret shembull për organizim të mirë

Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, ishte i ftuar sot në emisionin 'Rock 'N' Roll Football', ku foli për ekipet futbollistike të Kosovës. I pyetur për...