Të fundit:

Kërkohet privatësi gjatë rivarrimit të Liridona Ademajt

Nesër (hënë) pritet të zhvarroset dhe rivarroset Liridona Ademaj...

Sekuestrohen 24 thika në Merdarë, policia nis hetimet

Policia Kufitare e Kosovës në Merdare, gjatë realizimit të...

Erërat e forta rrëzojnë një shtyllë elektrike në Klinë – disa fshatra mbesin pa rrymë

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik...
ISP BroadcastISP Broadcast

Kurti: Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës pa u zbardhur plotësisht rasti i Astrit Deharit

ISP Broadcast

Në shtatë vjetorin e vrasjes së Astrit Deharit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka vizituar  familjen Dehari e më pas bashkë me ta dhe shoqëri të gjerë kanë bërë homazhe duke vendosur lule të freskëta te varri i Astrit Deharit.

LVV përmes një njoftimi për media thotë se sot e kujtojnë dhe nuk e harrojnë se shtat vjet më parë Astrit Dehari u vra në burgun e Prizrenit ku po mbahej në paraburgim pa aktakuzë, pa gjykim, pa dënim, dhe pa u marrë në pyetje për 68 ditë.

Kryeministri, Albin Kurti, në prononcimin e tij për media tha se 7 vjet pas vrasjes së Astritit Kosova ka shënuar progres por ende nuk mund të jetë shtet i së drejtës pa u zbardhur rastet si ky, pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit dhe pa u dënuar përgjegjësit.

Ai u bëri thirrje organeve të drejtësisë që t’i trajtojnë me urgjencë padrejtësitë dhe krimet e të mos i zvarrisin ato.

“Shtatë vjet prej se atë të shtune pasdite morëm lajmin e kombshëm se shokun tonë, aktivistin e Lëvizjes, studentin shembullor të mjekësisë, Astrit Deharin, e kanë mbytur në burgun e Prizrenit. Shtatë vjet më vonë Kosova ka shënuar progres sa i përket demokracisë e lirisë mirëpo Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë të fjalës pa u zbardhur plotësisht ky rast dhe pa u dënuar përgjegjësit, dhe jo vetëm ky rast por edhe rastet e tjera të pasqaruara në Kosovë. Me mbytjen e Astritit ne e kemi humbur një aktivist, patriot të pazëvendësueshëm por ideali i Lëvizjes sonë nuk ka zëvendësim e ai është ideali i Astritit për liri e drejtësi, për barazi e demokraci, për zhvillim e për bashkim. Sistemi i drejtësisë në Kosovë edhe prokuroria edhe gjyqësori duhet që padrejtësitë dhe krimet t’i trajtojnë me urgjencë e kurrësesi t’i zvarrisin nga muaji në muaj, nga viti në vit”, ka deklaruar Kurti.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kërkohet privatësi gjatë rivarrimit të Liridona Ademajt

Nesër (hënë) pritet të zhvarroset dhe rivarroset Liridona Ademaj...

Një burrë vdes gjatë arrestimit nga policia në Berlin

Një burrë vdiq gjatë një arrestimi policor pas trazirave...

Cila prej ngjyra të syve është më e shëndetshme?

Mos gaboni që të tërhiqeni gjithnjë nga e bukura...

Çfarë do të thotë të falësh dikë me zemër

“Të falësh dikë nuk do të thotë ta dënosh...

Kërkohet privatësi gjatë rivarrimit të Liridona Ademajt

Nesër (hënë) pritet të zhvarroset dhe rivarroset Liridona Ademaj në fshatin e saj të lindjes. Ndërsa, Prokuroria bënë thirrje të respektohet e drejta e privatësisë...

Një burrë vdes gjatë arrestimit nga policia në Berlin

Një burrë vdiq gjatë një arrestimi policor pas trazirave në oborrin e shtëpisë së një ndërtese në Berlin, njoftoi policia të dielën. 30-vjeçari thuhet se...

Cila prej ngjyra të syve është më e shëndetshme?

Mos gaboni që të tërhiqeni gjithnjë nga e bukura sa i përket ngjyrës së syve. Ngjyrë kafe apo të zezë, ata jeshilë apo të...