Kurti dhe Krasniqi priten në takim nënkryetarët e komunave veriore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot...

Kryeziu i IKD: Votimi në veri drejt dështimit

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti: Jo Zajednicës edhe atëherë edhe sot

Extra AL PVC

“Parulla jonë kryesore ka qenë punë dhe drejtësi, jo Zajednicës edhe atëherë edhe sot, pra jo as sot, por edhe sot”.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me pyetjen se a ka ndryshuar qëndrimin e tij për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që nga koha kur ishte në opozitë.

Por, Kurti është shprehur bindshëm se nuk do të ketë “Zajednicë” as me këtë marrëveshje dhe vazhdon të i qëndrojë atij parimi.

“Konsiderohen me nga një sekond larg njëra tjetrës. Nuk mund ta çoj veten tash në veten 2011 e ta lexoj këtë dokument sepse janë 13 vjet ndërmjet. Unë nuk mund të kthej kohën. A do të dëshiroja të jem kryeministër prej vitit 2011, besoj që do të ishte më mirë edhe për Kosovën, por tash jam kryeministër më 2023”, ka deklaruar ai.

“Vullneti i popullit na ka sjellë këtu. Na kanë votuar për të qeverisur mirë”, ka shtuar ai.

Ndër të tjera ai ka thënë se marrëveshja e Ohrit është e mirë për Kosovën për shkak se premton të ardhme më të mirë.

Po ashtu, ai është shprehur se deklaratat e tij që i kishte bërë në të kaluarën nuk mund të përdorën tani dhe ka shtuar se po të ishte kryeministër në atë kohë, “do të ishte më mirë edhe për Kosovën”

Ndërsa, se Kosova duhet ta fillojë marrëveshjen me planin implementues, gjegjësisht me Vetëmenaxhimin, ai tha se në këtë plan evropian thuhet se të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të zbatohen dhe të mos ketë diçka me preferencë ndaj tjetrës sa i përket zbatimit. .

Ai ka thënë se marrëveshja nga neni 1 deri në nenin 4 është njohje defacto dhe sipas tij nuk ka asnjë jurist që konstaton se nga këto nene nuk ka njohje defacto.

Ndërkaq, Kurti ka thënë se në takimin e radhës në muajin prill do ta diskutojmë komplet marrëveshjen.

“Nuk do të ketë zmbrapsje në prapavijë të neneve dhe fiksim vetëm dhe vetëm të njërit nen”, është shprehur ai.

Neni 7 i Marrëveshjes drejt normalizimit, thotë se Kosova dhe Serbi duhet të “sigurojnë një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Kjo marrëveshje, e mbështetur nga Bashkimi Evropian, është bërë publike më 27 shkurt, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë pranuar Aneksin e zbatimit të saj gjatë një takimi në Ohër, më 18 mars.

Ndërsa, shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell, i cili ka ndërmjetësuar takimin, ka thënë se Kosova është pajtuar “që t’i nisë menjëherë negociatat me BE-në” për të siguruar “një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt – arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Një shtetas polak i identifikuar si Pawel K. u...

Kurti dhe Krasniqi priten në takim nënkryetarët e komunave veriore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot...

ISP me super oferta, internet 1000 MBPS dhe wifi 6G

ISP Broadcast si një ndër  platformat lidere në tregun...

E vërteta e fotografisë së plakut hebre me plis në kokë në Beograd

Plisi, një karakteristikë e shqiptarëve, duket se është pelqyer...

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt – arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Një shtetas polak i identifikuar si Pawel K. u arrestua me dyshimin se mori pjesë në përgatitjen e vrasjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky...

Kurti dhe Krasniqi priten në takim nënkryetarët e komunave veriore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjančić, nënkryetaren e Komunës së Zveçanit, Natasa...

ISP me super oferta, internet 1000 MBPS dhe wifi 6G

ISP Broadcast si një ndër  platformat lidere në tregun e Kosovës, e cila bënë shpërndarjen e rrjetit me teknologjinë më të avancuar të internetit...