Të fundit:

Kërkohet privatësi gjatë rivarrimit të Liridona Ademajt

Nesër (hënë) pritet të zhvarroset dhe rivarroset Liridona Ademaj...

Sekuestrohen 24 thika në Merdarë, policia nis hetimet

Policia Kufitare e Kosovës në Merdare, gjatë realizimit të...

Erërat e forta rrëzojnë një shtyllë elektrike në Klinë – disa fshatra mbesin pa rrymë

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik...
ISP BroadcastISP Broadcast

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

ISP Broadcast

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörn Rohde.

Siç njoftohet, temë qendrore e bisedës ishte situata e sigurisë në Republikën e Kosovës.

Pas sulmit terrorist të 24 shtatorit të organizuar e mbështetur nga Beogradi zyrtar nga i cili u vra në krye të detyrës, rreshteri i Policisë Afrim Bunjaku, veprimet destabilizuese të Serbisë vijuan dhe përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës.

Kurti theksoi që dëshmitë e mbledhura përgjatë hetimeve të realizuara pas sulmit kriminal dhe terrorist, faktojnë e dëshmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni ndaj Republikës së Kosovës, për të cilin Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht.

Pas dështimit të sulmit të armatosur me formacionet para-ushtarake të udhëhequra nga Milan Radoiçiq, marshimi dhe vendosja e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën ishte hapi i radhës i institucioneve të Serbisë për të kërcënuar integritetin territorial të vendit tonë dhe mbështetur një agresion të mundshëm ushtarak kundër Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës, përmes ushtrimit të kompetencave të saj kushtetuese e ligjore, mbetet e angazhuar dhe e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët në komunat në veri të vendit dhe bashkëpunimin me partnerët e aleatët tanë ndërkombëtarë.

Kurti e falënderoi emisarin Sarrazin për këtë vizitë të radhës dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm e intensiv.​

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kërkohet privatësi gjatë rivarrimit të Liridona Ademajt

Nesër (hënë) pritet të zhvarroset dhe rivarroset Liridona Ademaj...

Një burrë vdes gjatë arrestimit nga policia në Berlin

Një burrë vdiq gjatë një arrestimi policor pas trazirave...

Cila prej ngjyra të syve është më e shëndetshme?

Mos gaboni që të tërhiqeni gjithnjë nga e bukura...

Çfarë do të thotë të falësh dikë me zemër

“Të falësh dikë nuk do të thotë ta dënosh...

Kërkohet privatësi gjatë rivarrimit të Liridona Ademajt

Nesër (hënë) pritet të zhvarroset dhe rivarroset Liridona Ademaj në fshatin e saj të lindjes. Ndërsa, Prokuroria bënë thirrje të respektohet e drejta e privatësisë...

Një burrë vdes gjatë arrestimit nga policia në Berlin

Një burrë vdiq gjatë një arrestimi policor pas trazirave në oborrin e shtëpisë së një ndërtese në Berlin, njoftoi policia të dielën. 30-vjeçari thuhet se...

Cila prej ngjyra të syve është më e shëndetshme?

Mos gaboni që të tërhiqeni gjithnjë nga e bukura sa i përket ngjyrës së syve. Ngjyrë kafe apo të zezë, ata jeshilë apo të...