Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë se Vetëvendosja do të ankohet në Gjykatën Supreme, për çështjen e rivotimit me postë nga votat jashtë Kosovës.

Ai theksoi se Vetëvendosje ka nxjerrë prova se si “procesi është tërësisht i kontaminuar”.

“Ne kemi me u ankua në lidhje me çështjen e rivotimit me postë, nga vota e jashtme për mërgimtarët tanë, për arsye se kemi nxjerr shumë dëshmi, fakte, prova se ai proces është tërësisht i kontaminuar. Ne i kemi të dy afatet në dispozicion, një e kemi afatin me u ankua në vendimin e PZAP-së, sepse e ka hapur derën PZAP-ja ligjërisht 48 orë, por kemi të drejtën që të bëjmë ankesë edhe pas shpalljes së rezultateve përfundimtare”, ka thënë ai.