Të fundit:

Kurti: Sulmi terrorist në veri kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar sërish pas sulmit terrorist...

Sot nis viti akademik në Shqipëri, rreth 20 mijë studentë për herë të parë

Në të gjitha universitetet e Shqipërisë nis sot viti...

Aneksimi i veriut, të gjitha dëshmitë që u zbuluan për terroristët që sulmuan Policinë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të...
ISP BroadcastISP Broadcast

Krasniqi: Ushtria e Kosovës sot është e gatshme për çdo mision ushtarak

ISP Broadcast

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot në 4-vjetorin e themelimit të ushtrisë së Kosovës, u shpreh se ajo është e gatshme për çdo mision ushtarak.

Ai uroi të gjithë me rastin e ditës së themelimit të Ushtrisë.

“Prej sot gatitu”, është fraza kumbuese që jehoi katër vite më parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për të shënuar themelimin e Ushtrisë së Kosovës, si një nga proceset më të rëndësishme të determinimit të shtetësisë dhe sovranitetit të vendit tonë. Krenar që më 14 dhjetor të vitit 2018, si deputetë të Kuvendit të Kosovës, votuam masivisht tri ligjet përkatëse duke i dhënë FSK-së mandatin dhe kompetencat që ajo dhe tërë Kosova i meritojnë. Ushtria e Kosovës, e cila ka përvetësuar standardet e NATO-s, si dhe zotëron e dëshmon nivel të lartë të përgatitjes profesionale, sot është e gatshme për çdo mision ushtarak, duke e bërë krenar secilin prej nesh.”, shkroi ai në Facebook.

Ndryshe, Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, më 14 dhjetor 2018 ka miratuar tri ligjet që e kanë ndryshuar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri. Ligjet që janë miratuan kanë qenë Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Amendamentet e ligjeve janë votuar një nga një.

Deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës nuk kanë marrë pjesë në seancë. Ata e kanë kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, votimin dhe miratimin e ligjeve për ushtrinë e kanë cilësuar si “një ditë historike dhe një nga vendimet më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”.     /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kurti: Sulmi terrorist në veri kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar sërish pas sulmit terrorist...

Sot nis viti akademik në Shqipëri, rreth 20 mijë studentë për herë të parë

Në të gjitha universitetet e Shqipërisë nis sot viti...

Aneksimi i veriut, të gjitha dëshmitë që u zbuluan për terroristët që sulmuan Policinë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të...

Media për Radoiçiqin: Mjeshtër i jetës dhe i vdekjes në veri të Kosovës

Vila e Milan Radoiçiqit, e cila ditë më parë...

Kurti: Sulmi terrorist në veri kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar sërish pas sulmit terrorist nga grupe të armatosura serbe në veri të vendit. Ai në një postim në platformën X...

Sot nis viti akademik në Shqipëri, rreth 20 mijë studentë për herë të parë

Në të gjitha universitetet e Shqipërisë nis sot viti i ri akademik 2023-2024. Rreth 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditoret e...

Aneksimi i veriut, të gjitha dëshmitë që u zbuluan për terroristët që sulmuan Policinë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se kanë mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e...