16:51 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Krasniqi: Nuk mund ta ndalni as Vehbiun e të tjerët që t’i shpërfaqim skandalet tuaja

Krasniqi: Nuk mund ta ndalni as Vehbiun e të tjerët që t’i shpërfaqim skandalet tuaja

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pasi një pajisje përgjuese u gjet në automjetin e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Gazetari Kajtazi sot ka njoftuar se gjatë kontrollit të automjetet ka gjetur një pajisje dhe ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.

Ndërkaq, deputetja Krasniqi ka thënë se fjala e lirë nuk mund të ndalet me veprime komuniste.

“E turpshme dhe e neveritshme kjo qasje totalitare e partisë në pushtet”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Keni hapur një luftë të humbur sepse nuk mund ta ndalni as Vehbiun dhe asnjërin prej nesh që do t’i shpërfaqim të gjitha skandalet tuaja”, ka shkruar ajo.