Mandl: S’mund të ketë Republika Srpska në Kosovë, nuk guxon të cenohet kushtetuta

Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas...

Hoti: Pas anëtarësimit në KiE mund t’i bëjmë padi Serbisë për të pagjeturit

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Krasniqi: Marrëveshja e Ohrit rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kurtit

Extra AL PVC

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi duke komentuar pranimin e propozimit evropian nga kryeministri Albin Kurti në Bruksel dhe dakordimin për aneksin e zbatimit të tij në Ohër, ka thënë se kjo marrëveshje nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe heq dorë nga njohja e ndërsjellë, por gjithashtu është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë.

Krasniqi i bëri këto komente pas takimit me Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, i cili ishte i shoqëruar nga Jeeni Laakso nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisaari” (CMI).

“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situtatën aktuale politike, pas pranimit të propozimit evropian nga kryeministri Kurti në Bruksel dhe dakordimit për aneksin e zbatimit të tij në Ohër. Për ne, kjo marrëveshje, e cila nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe që heq dorë nga njohja e ndërsjellë, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë. Kjo marrëveshje, mbi të gjitha, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të kryeministrit Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare. Mysafirët i falënderova për vizitën dhe mbështetjen konstante që Finlanda ka dhënë për Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.

/TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Mandl: S’mund të ketë Republika Srpska në Kosovë, nuk guxon të cenohet kushtetuta

Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas...

Hoti: Pas anëtarësimit në KiE mund t’i bëjmë padi Serbisë për të pagjeturit

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti...

Kate Middleton mund t’i bashkohet ngjarjeve mbretërore kur të jetë në gjendje

Kate Middleton do të mbetet jashtë syrit të publikut...

Mandl: S’mund të ketë Republika Srpska në Kosovë, nuk guxon të cenohet kushtetuta

Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin...

Hoti: Pas anëtarësimit në KiE mund t’i bëjmë padi Serbisë për të pagjeturit

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti e sheh shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Hapi i djeshëm në...

Aktivitete të rrezikshme nga Serbia për sulm “hibrid” potencial ndaj Kosovës, “Octopus”: Veprimet e koordinuara vendore dhe ndërkombëtare janë me urgjencë

Instituti “Octopus” thotë se është duke ndjekur përgatitjet e Serbisë për të shfrytëzuar momentume të caktuara për sulm ndaj Kosovës, prandaj kërkon vëmendjen e...