Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KQZ: Shtetasit që refuzohen mund të aplikojnë sërish për regjistrim si votues jashtë Kosovës

KQZ: Shtetasit që refuzohen mund të aplikojnë sërish për regjistrim si votues jashtë Kosovës

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se një shtetasit i refuzohet aplikimi, ai ka të drejtë të riaplikojë.

“Është e rëndësishme ta theksojmë se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, nuk është përjashtues. Kjo do të thotë se nëse një shtetas i refuzohet aplikimi, ky nuk është një refuzim përfundimtar, pasi i njëjti ka të drejtë të ri-aplikojë. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”, tha Elezi.

Elezi ka thënë se rreth 1 mijë e 290 persona kanë riaplikuar.

“Qe nga fillimi i procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, në përgjithësi janë 2,559 aplikime që janë refuzuar, por rreth 1.290 kanë ri-aplikuar, duke plotësuar dokumentet që kërkohen nga KQZ apo kanë ndjekur udhëzimet që parashihen me procedurë dhe kësisoj kanë arritur të regjistrohen në listën e votuesve jashtë Kosovës. Aktualisht, në listën e aplikimeve të refuzuara janë rreth 1,270 raste. Këta persona, por edhe rastet tjera që mund të refuzohen ditëve në vazhdim, kanë të drejtë të ri-aplikojnë dhe të arrijnë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës”, tha Elezi.

Themes by WordPress