Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani,në mbledhjen e së hënës ka kërkuar që të ketë rinumërim të plotë në 15 vendvotime ku ka mospërputhje të nënshkrimeve.
Elshani tha se përveç kësaj është rekomanduar që të bëhet rinumërimi i votave edhe në 25 vendvotime në Vushtrri.
“Ka pranuar kërkesë të verifikimit të listës së votimit. Janë identifikuar 15 vendvotime që ka mospërputhje të nënshkrimeve. Këto 15 vendvotime rekomandojmë që të kenë një rinumërim të plotë për të gjitha subjektet politike të shpërndara në gjithë Kosovën.Një raport i dytë është për rezultatet e kandidatëve të LDK-së. Nga ky raport të ndryshimeve mes rezultateve në QKN dhe rezultatet e dala nga rinumërimi ka ardhur si rekomandim që 35 vendvotime të hidhen në rinumërim të plotë që janë nga Komuna e Vushtrrisë. 35 kuti të numërimit do të rinumërohen për shkak të diferencave të votave të kandidatëve dhe një arsye shtesë është se kemi të bëjmë me një ekip të rinumërimit. Dëshirojmë që t’i heqim të gjitha dyshimet tona”, ka thënë ai.