U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, policia jep detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri ka pasur mbrëmë në një...

Arrestohet një burrë në Malishevë, dyshohet se sulmoi një grua seksualisht

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Malishevë,...

Sulmi i Izraelit, mediat iraniane raportojnë se të gjitha objektet janë të sigurta

Një shpërthim i fortë i dëgjuar pranë qytetit iranian...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Komisioni Parlamentar për Arsim e miratoi Projektligjin për Arsimin e Lartë

Extra AL PVC

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në Komisionin Parlamentar për Arsim, i cili sot e ka shqyrtuar dhe e ka miratuar në parim Projektligjin për Arsimin e Lartë, duke i hapur kështu rrugën për lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

Me këtë rast, ministrja Nagavci përmendi faktin se nisma për këtë projektligj daton nga marsi i vitit 2015, ndërsa deri në vitin 2018 janë hartuar dy versione, të cilat, për shkaqe të ndryshme, nuk janë proceduar për aprovim.

Ajo theksoi se me marrjen e mandatit qeverisës, për më pak se një vit kemi arritur ta hartojmë draftin e ri të Projektligjit dhe ta nxjerrim në konsultim publik.

Ministrja Nagavci, më pas, ka prezantuar para anëtarëve të Komisionit disa nga risitë që sjellë ky Projektligj, në procesin e hartimit të të cilit janë përfshirë të gjithë akterët relevantë si: ekspertë nga MASHTI, Agjencia e Kosovës për Akreditim, përfaqësues të komunitetit akademik dhe të shoqërisë civile.

Disa nga risitë që sjellë ky Projektligj janë, për të cilat foli ministrja Nagavci janë:

-Kritere të qarta për themelimin e institucioneve me qëllim të ushtrimit të aktiviteteve në arsim të lartë-shkencor, profesional, artistik.

-Përcaktimi i obligimeve dhe detyrave të strukturës qeverisëse të institucioneve publike të arsimit të lartë duke siguruar vendimmarrje të pavarur dhe të pandikuar;

-Përcaktimi i standardeve minimale dhe kushteve për emërime akademike;

-Financimi i institucioneve publike në bazë të kontratave të performancës;

-Vendosja e mekanizmave për sigurimin e integritetit akademik: Komiteti etik në nivelin qendror, këshilla të etikës në çdo institucion të arsimit të lartë;

-Verifikimi i titujve akademik.

Ministrja theksoi rëndësinë e këtij Projektligji për zhvillimin e sektorit të arsimit të lartë në Kosovë dhe zbatimin e Strategjisë së Arsimit 2022-2026.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, policia jep detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri ka pasur mbrëmë në një...

​Klopp “i gëzohet” eliminimit nga Liga e Evropës

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, tha se eliminimi nga...

Arrestohet një burrë në Malishevë, dyshohet se sulmoi një grua seksualisht

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Malishevë,...

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt – arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Një shtetas polak i identifikuar si Pawel K. u...

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, policia jep detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri ka pasur mbrëmë në një pompë të derivateve në Prishtinë. Policia përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke...

​Klopp “i gëzohet” eliminimit nga Liga e Evropës

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, tha se eliminimi nga çerekfinalet e Ligës së Evropës mund t'i ndihmojë ata të përqëndrohen në luftën për titull...

Arrestohet një burrë në Malishevë, dyshohet se sulmoi një grua seksualisht

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Malishevë, meqë dyshohet se i njëjti ka sulmuar seksualisht një grua. Pas intervistimit, i njëjti është dërguar...