Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Komandant Berisha: Të gjitha informacionet që i kemi pasë rreth pozicionimit të forcave serbe kanë dalë të sakta

Komandant Berisha: Të gjitha informacionet që i kemi pasë rreth pozicionimit të forcave serbe kanë dalë të sakta

Të gjitha informacionet që i kemi pasë rreth pozicionimit të forcave serbe kanë dalë të sakta, ndoshta një eventualisht dy nuk kanë dalë ashtu siç i kemi planifiku, por të tjerat të gjitha kanë qenë të sakta.

Kështu ka deklaruar komandant, Rrustem Berisha  në emisionin “N’PULT” në Tv Arbëria, derisa ka thënë se problem kryesor për pjesëtarët e UÇK’së kanë qenë fushat e minuara.

“Problemi kryesor ishin fushat e minume, sepse është shumë problem të luftosh, të futesh në brendi të Kosovës dhe ti hjekësh minat dhe ne kemi arritë që ti përdorim stazat ku i kanë përdorë forcat serbe porn ë periudhën kur ata nuk e kanë bë ndërrimin e ushtarëve”, tha tutje ai.