Veliaj takohet me kampionët olimpikë: Krenarë për punën dhe mesazhin që po i japin rinisë shqiptare

Kreu i Tiranës, Erion Veliaj është takuar me kampionët...

Ambasadori serb në Tiranë: Qëndrimi ynë ndaj Kosovës është diametralisht i kundërt me atë ndaj Shqipërisë

Sllobodan Vukçeviq, ambasadori i Serbisë në Tiranë, ka thënë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Koci me kritika për Konjufcën e VV-në: Të tepërta deklarimet për luftë

Extra AL PVC

Krerët e shtetit, veçanërisht, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari, Glauk Konjufca kanë paralajmëruar se grupe terroriste nga Serbia po trajnohen atje dhe mund ta destabilizojnë Kosovën.

Këto deklarime i sheh si të dëmshme për vetë qytetarët, njohësi i marrëdhënieve politke, Melazim Koci.

Ai ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen vetëvendosje, për këto deklarime për luftë thuajse të përditshme.

“Është jo normale që kjo çështje të përsëritet çdo ditë, është një goditje në spikun e qytetin që i ka edhe 100 telashe të tjera. Unë nuk them që duhet heshtur kjo çështje, ajo duhet të ngritur. Por jo në baza ditore. Është e tepër që çdo ditë qytetari bombardohet më mundësinë se do të ketë sulm, po ushtrojnë.

Janë çështje ushtarake e të sigurisë që kërkojnë në mbajtje të sekretit. Unë kështu e shoh. Ajo se po sensibilizohen ndërkombëtarët, nuk qëndron fare ata janë të sensibilizuar. Kjo përsëritje është në funksion të asaj që do të thotë një fushatë, tani ku është synimi fundit nuk e di. Nëse dikush do që të na dërgoj mesazhin se ata janë shpëtimtarët e po kujdes, mendoj që kjo qytetari i rëndomtë sot ka halle të tjera. Është i lodhur për debatet për çështje te sigurisë e dialogut. Është i privuar nga debatet për temat e përditshme”, ka thënë Koci në “FIVE” të Dukagjinit.

Konjufca edhe gjatë ditës së enjte është deklaruar prapë për këto rreziqe potenciale.

Kryeparlamentari ka thënë se ekzistojnë grupe kriminale që synim kanë destabilizimin e Kosovës dhe janë të strehuara në Serbi.

Këto deklarime të tij, thekson Konjufca, nuk janë me qëllim të frikësimin të popullit, por për të njoftuar faktorin ndërkombëtar në mënyrë që të ndëshkohet Serbia.

“Këto nuk i themi për me shkaktua frikë, i themi me e kuptua më mirë të vërtetën. Ne nuk ia themi popullit tonë, unë nuk jam duke folur për popull, jemi duke folur për bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë gjatë së enjtes Konjufca.

Por, kjo tezë nuk qëndron sipas Kocit, sipas tij, ndërkombëtarët janë të informuara rreth dhe për Serbinë.

“Ndërkombëtarët e dinë, nuk besoj që Kosova ka kapacitet për t’i informuar ndërkombëtarët se çfarë ndodhë në territorin e Serbisë. Ata kanë njëqind mënyra të vështrimet, kanë shërbime sekrete. Është e kundërta ata do të duhej të na informonin neve… ne dimë rastin e Banjskës, forcat tona kanë qenë informuara paraprakisht nga ndërkombëtarët. Ato informacione kanë ardhur komplet nga të huajt. Teza se po sensibilizojmë ndërkombëtarët nuk qëndron”, ka shtuar Koci.

spot_img

Të fundit

Anulimi i konkursit për gradimin e policëve, Sveçla: Nuk pati keqpërdorime, vetëm disa lëshime

Policia e Kosovës njoftoi ditë më parë se ka...

Biden premton masa mbrojtëse për imigrantët, Trump dëbime masive

Kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara Joe Biden dhe...

Veliaj takohet me kampionët olimpikë: Krenarë për punën dhe mesazhin që po i japin rinisë shqiptare

Kreu i Tiranës, Erion Veliaj është takuar me kampionët...

Anulimi i konkursit për gradimin e policëve, Sveçla: Nuk pati keqpërdorime, vetëm disa lëshime

Policia e Kosovës njoftoi ditë më parë se ka marrë vendim për anulimin e konkursit për gradim në gradën rreshter, të shpallur më 12...

Biden premton masa mbrojtëse për imigrantët, Trump dëbime masive

Kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara Joe Biden dhe Donald Trump kanë pikëpamje të ndryshme mbi çështjen e imigracionit. Dallimet e tyre mbi këtë...

Lojtarët e Spanjës po kërkojnë ‘hakmarrje’ ndaj yllit anglez për sjelljen e tij arrogante që shkaktoi përleshje masive

Një kontigjent i lojtarëve të Spanjës nuk e kanë harruar sjelljen e njërit prej yjeve të Anglisë në një ndeshje të mëparshme ndaj tyre. ‘Tre...