Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kina flet për herë të parë pas tarifave 104%, akuzon Trumpin se po përdor “praktika bullizmi”

Kina flet për herë të parë pas tarifave 104%, akuzon Trumpin se po përdor “praktika bullizmi”

Kina ka folur për herë të parë që nga fillimi i tarifave 104% që Administrata Trump i vendosi ndaj mallrave kineze që hyjnë në SHBA.

Duke folur në një konferencë shtypi, zëdhënësi i Punëve të Jashtme të Kinës thotë se “e drejta legjitime e popullit kinez për zhvillim nuk duhet të privohet” nga tarifat për mallrat e tij.

Lin Jian akuzon SHBA-në për “praktika bullizmi” dhe i kërkon administratës së Trump që “të demonstrojë një qëndrim të barazisë, respektit të ndërsjellë dhe reciprocitetit” në mënyrë që të zgjidhë mosmarrëveshjen përmes dialogut, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se nëse Trump “ngul këmbë” për të provokuar një luftë tregtare, “Kina do të detyrohet të luftojë deri në fund”.