Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kërkohet shtatore për ish-të burgosurit politikë

Extra AL PVC

Për shumë vjet, shumë të burgosur politikë shqiptar vuajtën në burgjet jugosllave. Por, pavarësisht kësaj, në Kosovë nuk ka ndonjë shenjë në kujtim të atyre që e bën hapin e parë për lirinë e vendit.

Selatin Novosella, në moshën 18-vjeçare për plot 30 ditë u mbajt i burgosur në qeli, në burgun famëkeq të Prishtinës.

Kjo për shkak se në qershorin e vitit 1964, Novosella si anëtar i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, shkroi disa parulla.

Në to, kërkohej liri për shqiptarët, kundër shtypjeve mizore që po e përjetonin nën Jugosllavi.

“Këtu ku jemi, ka qenë 2.5 metra me 3. Kemi qenë 4 veta. Shtretër nuk kemi pasur, as dyshekë, as mbuloja. Kemi fjetur në tokë. Tash i kanë punuar disa tualete, por për ta kryer nevojën është dashur në një qyp”, tha Novosella – ish-i burgosur politik.

Pas kësaj, Novosella do të burgosej edhe disa herë, përfshirë atë të vitit 1968, si organizator i demonstratave masive në disa qytetet të Kosovës.

E fat të njëjtë me të, patën edhe shumë shqiptarë të tjerë.

Por, sa është numri i të burgosurve politikë shqiptarë, që në burgjet serbe përjetuan torturat me çnjerëzore?

“Unë e kam një shifër, që është diku 14 mijë e 100, ndonëse edhe për këtë shifër thonë se është e vogël, është akoma më shumë. Ne kemi vuajtur shumë, unë mendoj që për opinionin është mirë të dihet që të burgosurit politikë shqiptar, në Kosovë dhe viset e tjera në ish-Jugosllavi, kanë vuajtur mbi 600 shekuj burg, 60 mijë vjet, 21 milionë e 900 ditë burg, i kanë mbajtur të rinjtë e të rejat e popullit shqiptar”, tha Ismet Sylejmani – kryetar nderi i klubit politik “Afrim Zhitia”.

Sylejmani thotë se vuajtjet e kësaj kategorie nuk duhet të harrohen.

Për këtë, ka një propozim.“Unë kam propozuar që shtatorja të vendoset në sheshin ‘Fontana’ afër Qendrës Studentore. Dhe e kam menduar që të jetë një i burgosur politik i lidhur në pranga edhe në duar edhe në këmbë. Me shtat gjigant, i lodhur, i torturuar, por i pathyeshëm shpirtërisht”, tha ai.

E me idenë e Sylejmanit, po pajtohen edhe në shoqatën e të burgosurve politikë.

Por, këta thonë se vendi më i përshtatshëm, do të ishte para objektit të Ministrisë së Kulturës në Prishtinë.

“Tu e zbulua një obelisk para ish-ndërtesës së Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, unë kujtoj që përcjell dy mesazhe. Më ua bërë me dije që megjithatë është shpaguar kjo sakrificë, në mënyrë ish-komiteti zëvendësohet me një simbolikë dhe e dyta që shumë ngjarje e demonstrata, janë organizuar pikërisht para këtij objekti”, tha Novosella.

Ndryshe, Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, vendi ku shumë të burgosur politikë shqiptarë u torturuan mizorisht, së fundmi u shndërrua në muze. /teve1

spot_img

Të fundit

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...

Krejt çka dihet për sulmin ndaj Donald Trump

Fjalimi i Donald Trump në Pensilvani para amerikanëve nuk...

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur në “Pressing” të T7, për një përpjekje që të bëjë të mundur një takim në...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Vance si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, këtij...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan nga Ohajo James David Vance si kandidat për nënpresident...