18:47 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kastrati paralajmëron për rrezikun e “grupeve të vogla terroriste serbe” gjatë zgjedhjeve të ardhshme

Kastrati paralajmëron për rrezikun e “grupeve të vogla terroriste serbe” gjatë zgjedhjeve të ardhshme

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka paralajmëruar për rrezikun e infiltrimit të grupeve terroriste serbe në Kosovë gjatë zgjedhjeve të vitit të ardhshme

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka paralajmëruar për rrezikun e mundshëm të infiltrimit të grupeve terroriste serbe në Kosovë gjatë periudhës së zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, duke theksuar se ky skenar kërkon përgatitje të shtuar të institucioneve të sigurisë së vendit.

Sipas Kastratit, Serbia mund të tentojë të destabilizojë vendin përmes grupeve më të vogla terroriste që do të vepronin me qëllim të frikësimit të qytetarëve dhe të ndikimit të zgjedhjeve lokale dhe atyre nacionale.

“Serbia nuk rri e qetë asnjëherë. Ne duhet të jemi të gatshëm dhe të përgatitur që të ballafaqohemi me raste, sikur ka qenë rasti i Banjskës. Mendoj që Serbia do të tentoj në të ardhmen prapë po jo në atë mënyrë. Me ekip me numër aq të madh. Por mendoj që rreziku potencial ekziston që ata të futin grupe më të vogla terroriste, qofshin për t’i frikësuar qytetarët serbë atje, sepse vitin e ardhshme janë zgjedhjet, Lista Serbe për mendim tim është treguar shumë here me akte jo kriminale, por unë i quaj terroriste, sepse Millan Radojçiq ka qenë nënkryetar i saj. Vitin e ardhshëm Policia duhet të jetë shumë vigjilente, shumë sy hapur, inteligjenca gjithashtu të jetë aktive dhe të monitorojë dhe marrë informacione që t’i parandalojë rastet eventuale që mund t’i fusin ata vitin e ardhshëm kur janë zgjedhje, edhe nacionale por edhe lokale”, ka thënë Kastrati në FIVE të Dukagjinit.